Abrashi: LVV-ja qëndron në mbështetje të protestës

Artan Abrashi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, kërkoi që të hetohen penalisht përgjegjësit për vrasjen e Arlinda Zekajt. Ajo u vra të dielën nga kunari i saj në shtëpinë e vet, në Vitomiricë të Pejës, pasi deri në fund kishte paralajmëruar shtetin për përfundimin tragjik dhe kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet.

Duke folur në Kuvend, Abrashi deklaroi se LVV-ja e përkrah protestën dhe e cilësoi revoltën qytetare të protestuesve, si atë të shprehur hapur ashtu edhe në heshtje, të drejtë, të domosdoshme dhe udhërrëfyese.

Të lidhura

None found

Ai u bëri thirrje deputetëve që të mos heshtin e të mos dorëzohen, por të luftojnë derisa gjendja të ndryshojë, duke theksuar se kjo është detyrë e secilit.

Protestuesit kanë vendosur një afat 24-orësh për shkarkimin ose dorëheqjen e ministrave Gërvalla dhe Sveçla. Kjo është ndër kërkesat kryesore të protestës, e cila pritet të vazhdojë sot dhe çdo ditë tjetër deri në plotësimin e kërkesave.


Shtuar më 29.10.2026 11:47

Quantcast