U merrte nga 2,800 euro, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë që transportonte 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani drejt Italisë

29 Tetor 2026 | 11:49

Një 35-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Sarandë, në fshatin Shkallë, pasi po transportonte me furgon 21 shtetas nga Iraku dhe Irani drejt Italisë, kundrejt pagesës prej 2,800 eurosh për secilin person.

Sipas raportimeve të policisë, në pranga ka rënë A. Z., 35 vjeç, banues në Itali, i dyshuar për dhënien e ndihmës për kalimin e paligjshëm të kufirit të 21 emigrantëve.

Sipas hetimeve paraprake, emigrantët dyshohet se kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri përmes kufirit tokësor me Greqinë dhe kishin si destinacion Italinë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve shtetërorë, organizuan dhe finalizuan një tjetër operacion policor, të koduar “Tranzit 2”. 

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Z., 35 vjeç, banues në Itali.  

Ky shtetas u kap gjatë natës, në afërsi të fshatit Shkallë, duke transportuar me një automjet furgon, 21 shtetas me origjinë nga Iraku dhe Irani, të cilët dyshohet se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri, nëpërmjet kufirit tokësor me Greqinë.  

 Nga hetimet dyshohet se destinacioni final i emigrantëve ishte Italia dhe se pagesa për transportimin ishte 2 800 euro për secilin shtetas.

Në vijim të veprimeve procedurale, 21 shtetasit e huaj u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksidentoi dy gra dhe u largua nga vendngjarja, kapet pas disa minutash i riu në Korçë

Është kapur pas disa minutash i riu që u largua nga vendi i ngjarjes pasi aksidentoi me makinë dy gra në afërsi të Bankës Kombëtare...
11:21 | 29/10/2026

Opozita ndez flakadanë dhe i bie bilbilit, Peleshi përjashton katër deputetë demokratë

Seanca plenare e Kuvendit ka rinisur me tensione, pasi deputetët e opozitës kanë ndezur flakadanë brenda sallës dhe kanë bllokuar foltoren duke i rënë bilbilave....
11:12 | 29/10/2026

Aksident në Korçë, plagosen dy gra! BMW largohet nga vendi i ngjarjes

Një aksident është regjistruar këtë të enjte pranë Bankës Kombëtare në Korçë. Mësohet se nga aksidenti mbetën të plagosura dy gra. Të dyja të dëmtuarat...
10:54 | 29/10/2026