Shkarkohet gjenerali i lartë i Pentagonit, Vendimi erdhi ndërsa Trump po shqyrton mundësinë e sulmeve ndaj Iranit

Amerikë | 4 minuta më parë

Gjeneral Lejtnant Brett Sylvia, një nga drejtuesit kryesorë të planifikimit ushtarak në Pentagon është bërë i fundit ndër ushtarakët e proflit të lartë që largohet nga detyra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zyrtarë të Departamentit të Mbrojtjes  bënë me dije se Sekretrai Pete Hegseth shkarkoi gjeneralin Sylvia nga posti i drejtuesit të strategjisë, planeve dhe politikave në Shtabin e Përbashkët të Shefave të Shtabit të ushtrisë amerikane.

Sekretari Hegseth tha muajin e kaluar se Shtetet e Bashkuara e kanë ulur numrin e gjeneralëve dhe admiralëve të tyre me 20 për qind, një veprim të cilin ai e argumentoi se synon llogaridhënien. Hegseth deklaroi se shkurtimet kishin në shënjestër oficerët që nuk arritën të përfshiheshin në përpjekjet e tij për të siguruar që ushtria të përqendrohet në luftime dhe jo në politikat e administratave të mëparshme, duke e përshkruar riorganizimin në Pentagon si arritje.

Ende nuk dihet arsyeja e shkarkimit të Sylvias dhe pasuesi i tij ende nuk është emëruar. Ai është gjenerali i dytë që largohet nga kjo detyrë që kur Hegseth mori drejtimin e Pentagonit.

Më herët Sylvia ka drejtuar Divizionin 101 Ajror, divizioni i sulmit ajror të ushtrisë amerikane dhe një njësi ushtarake në Irak.  Shkarkimi i raportuar vjen ndërsa thuhet se Trump po shqyrton mundësinë e sulmeve të reja kundër Iranit pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA më 3 nëntor.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme