Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Anu Prattipati.
Prattipati e ka uruar Shiroka Pulën për marrjen e detyrës së presidentes së Kosovës.
Sipas njoftimit, Shiroka Pula ka shprehur mirënjohje për urimin, duke riafirmuar përkushtimin për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.
Në takim është theksuar rëndësia e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe vazhdimit të koordinimit të ngushtë për çështjet me interes të përbashkët.
Ky bashkëpunim, sipas njoftimit, synon ruajtjen e paqes dhe sigurisë rajonale, si dhe zhvillimin dhe avancimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.