Masakra e Padalishtës”/ Arrestohen dy të dyshuar në Osojan dhe Cerkolez

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, ka arrestuar dy persona të dyshuar për krime lufte në çështjen e njohur si “Masakra e Padalishtës”.

Prishtinë, 29 tetor 2026 — Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës në Policinë e Kosovës, me autorizim të Prokurorisë Speciale, ka zhvilluar hetime për një kohë të gjatë me qëllim dokumentimin e rastit të “Masakrës së Padalishtes”. Ngjarja ka ndodhur më 26 mars 1999 në Komunën e Istogut.

Të lidhura

None found

Në bashkërendim me prokurorin përgjegjës, hetuesit e Sektorit për Krime Lufte kryen edhe veprime operative, sipas autorizimeve përkatëse, duke angazhuar njësi në terren. Si rezultat, më 29.10.2026 u lokalizuan dhe u arrestuan të dyshuarit Z.B. dhe G.B., në fshatrat Osojan dhe Cerkolez të Komunës së Istogut.

Veprimet e mëtejshme në këtë rast do të zhvillohen në koordinim me Prokurorinë Speciale.


Shtuar më 29.10.2026 12:09

Quantcast