Një 35-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia Kufitare e Sarandës, pasi u kap duke transportuar me furgon 21 shtetas nga Iraku dhe Irani, të cilët dyshohet se kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri nga kufiri me Greqinë.
Sipas hetimeve paraprake, destinacioni i tyre final ishte Italia, ndërsa për transportin dyshohet se paguanin nga 2
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve shtetërorë, organizuan dhe finalizuan një tjetër operacion policor, të koduar “Tranzit 2”.
Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Z., 35 vjeç, banues në Itali.
Ky shtetas u kap gjatë natës, në afërsi të fshatit Shkallë, duke transportuar me një automjet furgon, 21 shtetas me origjinë nga Iraku dhe Irani, të cilët dyshohet se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri, nëpërmjet kufirit tokësor me Greqinë.
Nga hetimet dyshohet se destinacioni final i emigrantëve ishte Italia dhe se pagesa për transportimin ishte 2 800 euro për secilin shtetas.
Në vijim të veprimeve procedurale, 21 shtetasit e huaj u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.”- njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.














