Debate në grupin e PS për transferimin e Veliajt, Bledi Çuçi kërkon dokumentacionin nga Toni Gogu

29 Tetor 2026 | 12:17

Debate janë zhvilluar në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, përpara nisjes së seancës plenare të kësaj të enjteje, lidhur me transferimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga paraburgimi i Durrësit në burgun e Fierit.

Burime bëjnë me dije se deputeti socialist Bledi Çuçi i ka kërkuar ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, dokumentacionin që lidhet me transferimin e Veliajt.

Sipas të njëjtave burime, Çuçi i ka kërkuar Gogut të bëjë publike dokumentet përkatëse, duke i kërkuar dorëheqjen në rast se nuk i disponon ato.

Përplasja e raportuar brenda grupit parlamentar të mazhorancës vjen pas debatit publik mbi transferimin e Veliajt dhe kushtet në të cilat ai po mbahet në burgun e Fierit.

I pyetur nga gazetarët jashtë ambienteve të Kuvendit, Bledi Çuçi nuk pranoi të komentonte mbi debatin e zhvilluar gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi miraton me 84 vota ndryshimet në ligjin për Bankën e Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota pro ndryshimet në ligjin për Bankën e Shqipërisë, të cilat parashikojnë mbrojtje të posaçme për guvernatorin, duke...
11:22 | 29/10/2026

Opozita ndez flakadanë dhe i bie bilbilit, Peleshi përjashton katër deputetë demokratë

Seanca plenare e Kuvendit ka rinisur me tensione, pasi deputetët e opozitës kanë ndezur flakadanë brenda sallës dhe kanë bllokuar foltoren duke i rënë bilbilave....
11:12 | 29/10/2026

Mungesa e avokatëve shtyn seancën ndaj Ilir Beqajt për dosjen e Sterilizimit

Pavarësisht vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit, e cila një ditë më parë rrëzoi përkohësisht vendimin e Dhomës së Avokatisë për bojkotin e seancave në...
10:44 | 29/10/2026