Kryesore

“Nuk e ke vendin këtu o Taulant”/ Berisha akuza të forta Ballës: Ke porositur vrasjen e Ravik Gurrës. A je ti që bëre marrëveshjen me Mario Çelën? Je më kriminel se Sueli!

12:13 - 29.10.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Akuza të forta dhe përplasje me tone të ashpra shënuan seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Kryetari i PD, Sali Berisha iu drejtua me akuza të rënda kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke e përfshirë në ngjarje kriminale.

“Nuk e ke vendin këtu, o Taulant”, deklaroi Berisha, i cili më pas e akuzoi Ballën se kishte porositur vrasjen e avokatit Ravik Gurrës dhe e pyeti nëse kishte bërë një marrëveshje me Mario Çelën, vëllanë e Suel Çelës. Gjatë përplasjes, kreu i PD-së përdori edhe një tjetër shprehje të fortë ndaj Ballës: “Je më kriminel se Sueli!”.

Deklaratat u bënë gjatë debatit parlamentar, duke rritur tensionet mes përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës.

Sali Berisha: 

Ik i kriminel, dil o kriminel e shko atje ku e ke vendin.
Ti që ke porositur vrasjen e Ravik Gurrës do të marrësh me vete edhe gjykatësin dhe prokurorin që të dogjën regjistrimet.
Nuk ke vend o Taulant.
Nuk ke vend jo në parlament, por do jesh në burgun e sigurisë së lartë se aty e ke vendin.
A je ti o kriminel Taulanti që u gris me procesverbal porosia e vrasjes që bëre?
A je ti o kriminel që shkove në Shkodër dhe lirove me urdhër të Suel Çelës terroristët që i vunë tritol Lulzim Kullës?
A je ti o kriminel që more mbiemrin Toyota Yaris?
A je ti që bëre marrëveshjen me Mario Çelën për votat që të arrestoheshin bandat rivale?
A je ti o kriminel që kryeson grupin e kriminelëve këtu?
Ti lirove nga komisariati i policisë Rrajën që kishte djegur cigaren në trupin e një vajze.
Po ti nuk ke fytyrë.
A je ti që shoqërove Edmond Begon, lejtnantin e Aldo Bares, të dënuar 17 vite burg për trafiqe, në 57 udhëtime duke përdorur pasaportën diplomatike?
Dil këtu o kriminel, dil të të shohim se ti je ai që shan studentët, që i quan ata halabakë.
A je ti o kriminel që mban tre telefona?
A je ti apo jo?
Dil, dil se do të të vijë dita keq.
Se ti je më kriminel se Sueli, je më kriminel se Mario, ti je më kriminel se Bajrët, ti je më kriminel se çdo kriminel në Shqipëri.
I tillë je ti, prandaj të mban ai këtu.
Duhet të dalësh jashtë, duhet të ikësh nga parlamenti, duhet të ikësh se zvarrë do të nxjerrim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.