Shqipëria pritet të emetojë një Eurobond të ri në 2027, shkruan A2CNN. Kjo është dalja e 8-të e vendit në tregjet financiare ndërkombëtare në 17 vite.
Sipas projekt buxhetit për vitin e ardhshëm, vlera e eurobondit parashikohet në 62.6 miliardë lekë, i cili me kursin aktual të këmbimit shkon përafërsisht në 650 milionë euro, duke e bërë kështu eurobondin më të madh ndonjëherë për Shqipërinë.
Huamarrja e huaj parashikohet të realizohet nëpërmjet disbursimit të huave që financojnë ecurinë e zbatimit të projekteve prioritare të qeverisë, si dhe disbursimit të mbështetjeve buxhetore procedurat dhe kushtet paraprake të të cilave mund të arrijnë të plotësohen gjatë vitit 2027.
Në total, huamarrja e huaj gjatë vitit 2027 vlerësohet të jetë rreth 118.2 miliardë lekë, dhe duke konsideruar borxhin e huaj që ripaguhet gjatë vitit, huamarrja e huaj neto pritet të rezultojë në nivelin 22.6 miliardë lekë.











