Kryeprokurori i Shtetit kërkon suspendimin e kryeprokurores Vuçetaj dhe prokurores Gacaferri

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka iniciuar procedurë disiplinore dhe ka rekomanduar suspendimin e kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, dhe prokurores Arlinda Nallbani Gacaferri.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar kryeprokurori Gashi.

Po ashtu, burime të Dukagjinit brenda Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) kanë konfirmuar se ky institucion e ka pranuar kërkesën për inicimin e procedurës disiplinore dhe suspendimin e dy prokuroreve.

Vendimi për inicimin e procedurës disiplinore dhe rekomandimi për suspendimin e dy prokuroreve vijnë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, më 25 tetor, në Vitomiricë të Pejës.

Më 22 tetor, tri ditë para vrasjes, Zekaj iu ishte drejtuar institucioneve të drejtësisë, duke shprehur shqetësimin për sigurinë e saj dhe duke kërkuar përgjegjësi për trajtimin e rastit.

Sipas Prokurorisë, Arlinda Zekaj dyshohet se u vra me mjet të fortë nga ish-kunati i saj, Albert Sylaj, i cili u arrestua më 27 tetor në Deçan dhe ndodhet në paraburgim.

Ndërkaq, ish-bashkëshortit të saj, Jeton Sylaj, Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar një muaj paraburgim nën dyshimin për veprën penale të mospërfilljes së gjykatës.

LEXO EDHE:

KPK-ja mblidhet sot për vrasjen e Arlinda Zekajt, diskutohet raporti për veprimet e Prokurorisë së Pejës

“Jeni tu m’pengu, jam i nxanë me punë”, Togeri Faruk Muqolli nuk pranon të prononcohet për audioincizimet me Arlinda Zekajn

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika