Dita e 17-të e protestës studentore, nis marshimi i të rinjve nga Parlamenti drejt Ministrisë së Arsimit
Ka nisur marshimi i studentëve nga Parlamenti drejt Ministrisë së Arsimit, ku prej 17 ditësh ata kërkojnë në mënyrë të panegociueshme dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ndërkohë, një ditë më parë, studentët njoftuan për zhvillimin e një tubimi para Parlamentit, në të njëjtën orë me nisjen e seancës plenare, por numri i të rinjve që iu bashkuan protestës ishte i ulët.
Sakaq, ashtu si një ditë më parë, kryeministri Edi Rama e përsëriti edhe këtë mëngjes ftesën për dialog me studentët, të cilët e kanë refuzuar.
Kujtojmë se protesta studentore është shoqëruar me përplasje, tensione, shoqërime në polici dhe të lënduar. Gjithashtu, protestës i janë bashkuar edhe pedagogët, të cilët kanë njoftuar gjithashtu bojkotimin e mësimit në universitete.
Ndërkohë, pas mbërritjes te Ministria e Arsimit, mbetet për t’u parë nëse studentëve që po marshojnë nga Parlamenti do t’u bashkohet edhe grupi tjetër i protestuesve.
Ergys Agasi transferohet nga paraburgimi i Bradasheshit drejt Fierit
U merrte nga 2,800 euro, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë që transportonte 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani drejt Italisë
Aksidentoi dy gra dhe u largua nga vendngjarja, kapet pas disa minutash i riu në Korçë
- 12:58 Aksidenti hekurudhor në Spanjë, Sanchez: Po punojmë ditë e natë për të sqaruar çdo detaj
- 12:58 Transferimi i Veliajt në Fier, Balla: Të verifikohet procedura, çështja të trajtohet sipas standardeve të BE-së
- 12:55 Balla pas seancës plenare: Shqipëria do të ketë buxhetin e parë mbi 10 miliardë euro
- 12:45 Sulmi në stacion bazë Starlink, Lituania akuzon dy të dyshuar për terrorizëm
- 12:40 Ergys Agasi transferohet nga paraburgimi i Bradasheshit drejt Fierit
- 12:26 Vrasja e Arlinda Zekajt, Inspektorati Policor i Kosovës nis hetimet: Do të shqyrtojmë veprimet policore lidhur me rastin