Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, zhvilloi një takim me zëvendëskryeministrin e tretë për çështjet e pakicave dhe bashkëpunimin, Fikrim Damka, i cili shoqërohej nga dy deputetë të Kuvendit të Kosovës nga ky komunitet.
Gjatë bisedës u vu në pah nevoja për bashkëpunim ndërmjet institucioneve, si dhe rëndësia e përfaqësimit të komuniteteve joshumicë në institucionet e Republikës së Kosovës.
Të lidhura
None found
Damka e përgëzoi Presidenten Shiroka Pula për detyrën e re dhe i uroi sukses në ushtrimin e mandatit të saj në krye të shtetit.
Me rastin e 103-vjetorit të Republikës së Turqisë, Presidentja Shiroka Pula përcolli urimet e saj dhe nënvizoi marrëdhëniet e mira që ekzistojnë mes dy shteteve.
Presidentja theksoi se të gjitha komunitetet kanë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e vendit, ndërsa shprehu angazhimin e saj për mbrojtjen e të drejtave të tyre, avancimin e barazisë, rritjen e përfshirjes dhe forcimin e bashkëjetesës në Kosovë.





