VIDEO/ Ajola Xoxa mbërrin në burgun e Fierit me foshnjën në krah, takim me Erion Veliajn pas transferimit

Këtë të enjte, Ajola Xoxa, është paraqitur në burgun e Fierit për të vizituar bashkëshortin e saj, Erion Veliaj, i cili u transferua një ditë më parë nga burgu i Durrësit në atë të Fierit.

Xoxa është parë në ambientet e burgut me djalin e vogël në krah, për të takuar bashkëshortin e saj. Më herët, në burgun e Fierit kishte shkuar edhe nëna e Erion Veliajt, e cila gjithashtu e ka vizituar atë.

Të lidhura

None found

Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në institucionin e vuajtjes së dënimit në Fier, u krye një ditë më parë. Foshnja që Ajola Xoxa kishte në krah gjatë vizitës në burgun e Fierit është djali i dytë i çiftit, i cili erdhi në jetë më 29 qershor 2026.

Në atë kohë, Veliaj ndodhej në paraburgimin e Durrësit, ku qëndronte që prej arrestimit në shkurt të vitit 2025. Për lindjen e djalit, atij iu dha një leje e posaçme 48-orëshe për të takuar bashkëshorten dhe foshnjën në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë.

Çifti ka edhe një djalë tjetër, Kajanin, i cili ka lindur në tetor të vitit 2018. Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), në kuadër të hetimeve për korrupsion dhe pastrim parash.

Më pas, hetimet u përmbyllën dhe dosja u dërgua për gjykim në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

 


Shtuar më 29.10.2026 12:46

Quantcast