Televizioni Dukagjini ka arritur të komunikojë me Faruk Muqollin, toger i Policisë së Kosovës, pjesë e Stacionit policor në Pejë, rreth audio incizimeve që u publikuan, ku e ndjera Arlinda Zekaj, dëgjohet teksa e lut të zbatohet urdhri mbrojtës ndaj ish-burrit të saj.
I pyetur për këto veprime, Muqolli, tha se është ‘shumë i zënë me punë’. Ai nuk është përgjigjur nëse ndjen përgjegjësi për rastin e vrasjes së Arlindës.
Arta Avdiu: Toger Muqolli?
Faruk Muqolli: Po..
Arta Avdiu: Jam Arta Avdiu, po iu thërras prej Televizionit Dukagjini. Si je?
Faruk Muqolli: Po, mirë. Veç urdhëro.
Arta Avdiu: A je lodh?
Faruk Muqolli: Paj, jam lodh ka pak. Jo, jo mirë. Veç urdhëro
Arta Avdiu: Qysh po ndjehesh sot që ka dal…
Faruk Muqolli: Më fal, Arta Avdiu, urdhëro edhe një herë?
Arta Avdiu: Arta Avdiu gazetare prej Televizionit Dukagjini.
Faruk Muqolli: Arta Avdiu, Dukagjini. Po, në rregull.
Arta Avdiu: Po.
Faruk Muqolli: E nderuar, ndigo..
Arta Avdiu: Po besoj po e kupton për çka të kam telefonu.
Faruk Muqolli: Po…
Arta Avdiu: Për audio incizimet që kanë dal për rastin…
Faruk Muqolli: Paraprakisht po të njoftoj që jam shumë i zënë me punë dmth, edhe një herë jam duke u marr me punë, asi edhe…
Arta Avdiu: Mirë, mirë veç deshta me të pyet, qysh është e mundur, qysh po ndjehesh sot që Arlinda ka vdekë, po të përgjërohet në zyrën tande, po të kallxon që ka me u vra, a se ke ndje aspak obligim prej qasaj dite që u vra, të dielën, me u dorëheq, me lanë…
Faruk Muqolli: E nderuar, nuk e kam as potencialin…
Arta Avdiu: Mirë, mirë, me lanë uniformën, me lanë.
Faruk Muqolli: Nuk e kam as potencialin as kohën me u prononcu për media, nuk e kam, definitivisht mundeni me iu drejtu Zyrës për Media.
Arta Avdiu: Por, personalisht z.Muqolli, a s’po ndjeheni veç pak në faj, me lanë uniformën, me thanë, unë po heqi dorë, sepse është vra një njeri që m’u ka përgjëru për jetën e vet, nuk e ki?
Faruk Muqolli: Dëgjo e nderuar, po të njoftoj se je duke më pengu. Definitivisht, po të njoftoj se je duke më pengu, dhe nuk kam drejtë me u prononcu lidhur me çështjen. A jemi të qartë? Mundësisht, se jam duke punu.
Arta Avdiu: Mirë, s’po e ndjen pra aspak obligim. Po të pengoj unë, të ka pengu edhe Arlinda, të kanë pengu krejt njerëzit që vijnë me kërku ndihmën tande që je Toger i Policisë së Kosovës?
Faruk Muqolli: A mundesh me më kuptu ti mu? A ka mundësi me m’kutpu.
Arta Avdiu: Unë po të kuptoj shumë mirë, edhe e ndjera besoj të ka kuptu shumë mirë.
Në një audio incizim të publikuar mbrëmë në Klan Kosova, dëgjohet e ndjera teksa përgjërohet për veprime dhe tregon edhe për rrezikun që i kanoset.
“Faruk, të lutem, të lutem unë vrahem…por ju do të përgjigjeni” i thotë Arlinda Zekaj.