Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka kërkuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme parlamentare për të diskutuar mbi situatën në vend dhe për të gjetur një zgjidhje politike.
Në një prononcim për mediat, pak pas përfundimit të seancës plenare, Koçeku theksoi se vëmendja duhet të përqendrohet te të rinjtë dhe qytetarët shqiptarë, përtej ndasive politike.
“Duhej mbajtur një seancë e jashtëzakonshme për të diskutuar mbi atë se çfarë po ndodh në vendin tonë. Duhet zgjidhje politike për atë që ka ndodhur në vendin tonë. Përtej bindjeve politike, duhet të mendojmë për të rinjtë, për shqiptarët”, u shpreh ajo.
Koçeku kërkoi gjithashtu që qeverisë t’i bëhet presion dhe të mbajë përgjegjësi për zhvillimet e fundit në vend.
“Duhet t’i bëhet presion qeverisë dhe të mbahet përgjegjësi për atë që po ndodh”, deklaroi deputetja.