Dronët rusë godasin dy trena në Ukrainë, 13 viktima dhe 10 të plagosur

Një sulm me dronë rusë ndaj dy trenave në Dniepër të Ukrainës ka shkaktuar vdekjen e të paktën 13 personave, ndërsa 10 të tjerë kanë mbetur të plagosur, sipas raportimeve të mediave lokale.

Njoftimet e para nga autoritetet vendase flisnin për goditjen e vetëm një treni. Megjithatë, informacionet e publikuara më vonë sqaruan se në sulm u përfshinë një tren pasagjerësh dhe një tren tjetër udhëtarësh.

Të lidhura

None found

Edhe pse ishte shpallur niveli i lartë i rrezikut, në platformë ndodheshin shumë njerëz në çastin kur ndodhi sulmi, sipas të dhënave paraprake. Ekipet e emergjencës shkuan menjëherë në vendngjarje për të ndihmuar të plagosurit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky reagoi në rrjetin social X, ku shprehu dhimbjen për familjet e viktimave dhe kërkoi ndërmarrjen e masave të tjera ndaj Moskës.

“U shpreh ngushëllimet e mia familjeve dhe të dashurve të tyre. Dhjetë persona të tjerë u plagosën. Të gjitha shërbimet e nevojshme të emergjencës po punojnë në vendngjarje”, shkroi Zelensky.

Ai kritikoi edhe lehtësimin e sanksioneve ndaj disa oligarkëve rusë dhe sektorit energjetik të Rusisë, duke theksuar se një qasje e tillë nuk ka kontribuar në zbutjen e tensioneve.

Zelensky u bëri thirrje Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të G7 që të vendosin sanksione të reja dhe më të ashpra ndaj Moskës dhe strukturave që mbështesin luftën.


Shtuar më 29.10.2026 13:00

Quantcast