Suspendohet kryeprokurorja e Pejës, Lumturije Vuçetaj dhe prokurorja Arlinda Nallbani-Gacaferri

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka suspenduar nga detyrat zyrtare kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, dhe prokuroren Arlinda Nallbani-Gacaferri.

Dukagjini ka mësuar se anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), kanë votuar unanimisht për suspendimin e tyre.

KPK-ja do të nisë procedurë disiplinore ndaj tyre dhe do të formojë panelet hetimore për shqyrtimin e rastit.

Në ushtrimin e detyrës së kryeprokurores në Pejë është votuar Valbona Haxhosaj, e cila do ta ushtrojë këtë funksion pas suspendimit të Vuçetajt.

Nallbani-Gacaferri, e cila gjithashtu është suspenduar, ka qenë koordinatore për rastet e dhunës në familje në Pejë.

Suspendimi i kryeprokurores Vuçetaj dhe prokurores Gacaferri u rekomandua nga kryeprokurori i shtetit, Zejnullah Gashi, pas vrasjes së Arlinda Zekajt dhe shqetësimeve të ngritura për mënyrën se si institucionet e drejtësisë i trajtuan raportimet dhe kërkesat e saj për mbrojtje.

Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, ndërsa më 22 tetor i kishte dërguar një letër kryeprokurores Vuçetaj, duke shprehur shqetësimin për sigurinë e saj dhe duke paralajmëruar për rrezikun ndaj jetës së saj.

Kryeprokurori i Shtetit kërkon suspendimin e kryeprokurores Vuçetaj dhe prokurores Gacaferri

Të fundit nga rubrika