Rritja e tatimit në 30% për pagat mbi 700 mijë lekë, do të preken rreth 1,300 punonjës
Të gjithë ata që kanë paga mbi 700 mijë lekë në muaj do të duhet të paguajnë më shumë tatim në fund të muajit nga viti i ardhshëm.
Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të paketës fiskale, bëri të ditur se tatimi mbi pagat bruto mbi 700 mijë lekë në muaj do të jetë 30%, apo 2% më i ulët se propozimi fillestar prej 32%.
Aktualisht, për këtë fashë të ardhurash zbatohet norma tatimore prej 23%, ndërsa me ndryshimet e reja të propozuara ajo do të arrijë në 30%.
Sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Financave, rritja e tatimit me 7 pikë për qind për pagat bruto mbi 700 mijë lekë në muaj pritet të prekë drejtpërdrejt 1,293 punonjës.
Ndryshimet për tatimin e pagave u propozuan në projektligjin “Për disa ndryshime për tatimin mbi të ardhurat”, të prezantuara me paketën e re fiskale. Nga rritja e taksës për këtë kategori efekti shtesë për të ardhurat e buxhetit llogaritet 0,9 mld lekë apo rreth 9,4 mln euro.
Sipas propozimit, për herë të parë do të vendoset një normë marxhinale tatimore prej 30% për pagat bruto mbi 700 mijë lekë në muaj, që korrespondon me një bazë tatimore vjetore mbi 8,040,000 lekë, pas aplikimit të zbritjes tatimore.
Norma e re prej 30% do të zbatohet vetëm mbi pjesën e të ardhurave që tejkalon pragun e përcaktuar dhe jo mbi të gjithë pagën. Aktualisht, të ardhurat mbi kufirin e fashës së parë tatohen me normën 23%, pa një shkallë të tretë për pagat më të larta.
Në relacionin shoqërues të ndryshimeve, Ministria e Financave argumenton se vendosja e shkallës së tretë synon forcimin e progresivitetit të sistemit tatimor, duke e lidhur barrën fiskale me aftësinë paguese të individëve.
Pagat mbi 700 mijë lekë do të tatohen me 32%, nga 23% aktualisht
Ndërkohë, për pagat më të ulëta se 700 mijë lekë parashikohet lehtësim i tatimit, përmes rritjes së kufirit të fashës së parë tatimore.
Aktualisht, norma 23% zbatohet mbi pjesën e pagës bruto që tejkalon 200 mijë lekë në muaj. Me ndryshimet e propozuara, ky prag do të rritet në 300 mijë lekë, duke zgjeruar fashën e të ardhurave që tatohen me normën 13%.
Për pagat bruto nga 300,001 deri në 700,000 lekë në muaj, norma marxhinale e tatimit do të jetë 23%.
Aktualisht, norma 23% zbatohet mbi pjesën e pagës bruto që tejkalon 200 mijë lekë në muaj. Me ndryshimet e propozuara, ky prag do të rritet në 300 mijë lekë, duke zgjeruar fashën e të ardhurave që tatohen me normën 13%.
Për pagat bruto nga 300,001 deri në 700,000 lekë në muaj, norma marxhinale e tatimit do të jetë 23%.
Nga kjo masë përfitojnë drejtpërdrejt rreth 25,704 punonjës, të cilëve u ulet tatimi mbi pagën dhe u rriten të ardhurat neto.
Sipas relacionit, për çdo punëmarrës me pagë bruto 300,000 lekë/muaj (dhe për këtë fashë të ardhurash për pagat më të larta), tatimi mujor ulet me 10,000 lekë në muaj (ose 120 000 lekë në vit), pasi fasha nga 200 001 deri në 300 000 lekë tatohet me 13% në vend të 23% (35 100 lekë tatim në vend të 45 100 lekëve që paguhet aktualisht).
Sipas relacionit masa synon të nxisë formalizimin e pagave të mesme dhe të larta, përmirëson konkurrueshmërinë e tregut vendas të punës për mbajtjen e profesionistëve në vend.
Efekti në të ardhurat e buxhetit llogaritet negativ dhe prej -1,98 mld lekë apo rreth 20 mln euro. / D.Azo
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.









