LIFE STYLE

Ngjyrat e çokollatës pushtojnë thonjtë këtë vjeshtë: eleganca që nuk del nga moda

13:49 - 29.10.26 Gazeta GSH
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nuancat e kafesë, nga moka te çokollata e zezë, janë ndër zgjedhjet që po tërheqin vëmendje në trendet e bukurisë së vjeshtës.

Këto ngjyra kombinohen lehtësisht me veshjet neutrale, bezhën, të zezën dhe tonet e ngrohta të stinës. Për një pamje minimaliste, mjafton një manikyr me shkëlqim; për një stil më të veçantë, mund të zgjidhni efektin e quajtur “cat eye” ose një nuancë kafe me reflektime të arta.

Avantazhi i këtij trendi është se përshtatet si me thonjtë e shkurtër, ashtu edhe me ata më të gjatë. Një detaj i vogël, një pamje e kuruar dhe një ngjyrë që i shkon për shtat stinës.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.