Pas tensioneve në seancën plenare të 29 tetorit, deputetët e PS-së i kanë kërkuar Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën masa disiplinore ndaj Sali Berishës dhe gjashtë deputetëve të tjerë të opozitës.
PS kërkon përjashtimin e Berishës për 10 ditë, për shkak të deklaratave të tij në Kuvend, të cilat i konsideron nxitëse të dhunës.
Ndërsa për Bledion Nallbatin, Ivi Kason, Blend Himçin, Xhelal Mziun, Albana Vokshin dhe Klodiana Çapjan kërkohet përjashtimi për 60 ditë, për shkak të veprimeve të pretenduara gjatë seancës, përfshirë përdorimin e mjeteve piroteknike dhe hedhjen e sendeve të forta.
Masat disiplinore të kërkuara
Në kërkesën e depozituar pranë Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, propozohet përjashtimi i këtyre deputetëve:
Sali Berisha – 10 ditë.
Bledion Nallbati – 60 ditë.
Ivi Kaso – 60 ditë.
Blendi Himçi – 60 ditë.
Xhelal Mziu – 60 ditë.
Albana Vokshi – 60 ditë.
Klodiana Çapja – 60 ditë.













