Tensionet në Kuvend, PS kërkon përjashtimin me 10 ditë të Berishës! 60 ditë për 6 deputetët e PD-së
Partia Socialiste këtë të enjte ka bërë kërkesë për marrjen e masave disiplinore ndaj 7 deputetëve të Partisë Demokratike, pas seancës plenare të shoqëruar me tensione të larta, bllokim të foltores dhe ndërprerje të punimeve.
Sipas kërkesës së paraqitur, për kreun e PD, Sali Berisha kërkohet masë disiplinore me 10 ditë përjashtim. Ndërkohë, për gjashtë deputetët e tjerë të opozitës, kërkesa parashikon një masë më të ashpër, prej 60 ditësh përjashtim.
Deputetët për të cilët kërkohet kjo masë janë: Xhelal Mziu, Bledi Himçi, Ivi Kaso, Bledion Nallbati, Albana Vokshi dhe Klodiana Çapja.
Kërkesa vjen pas situatës së tensionuar të krijuar në seancën plenare. Gjatë kësaj seance, deputetët e opozitës bllokuan foltoren, ndezën flakadanë dhe përdorën bilbila për të penguar zhvillimin normal të rendit të ditës. Kjo solli ndërprerjen e seancës dy herë radhazi për shkak të pamundësisë së vijimit të punimeve.
FIAA: Shqetësime lidhur me parashikueshmërinë fiskale 2027 dhe besimin e investitorëve në Shqipëri
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës, ja sa do të kushtojnë
Dita e 17-të e protestës studentore, nis marshimi i të rinjve nga Parlamenti drejt Ministrisë së Arsimit
- 13:53 KQZ-ja rrëzon akuzat e Netanyahut: Nuk ka prova për vjedhje votash nga partitë arabe
- 13:42 FIAA: Shqetësime lidhur me parashikueshmërinë fiskale 2027 dhe besimin e investitorëve në Shqipëri
- 13:40 Barack Obama kritikon ashpër Trumpin në përpjekjen e fundit për zgjedhjet e mesit të mandatit
- 13:20 Ngrohja globale kërcënon shtëpizat malore në Alpet Zvicerane: Gjysma e tyre në rrezik shembjeje nga shkrirja e ngricave
- 13:16 Kandidatët kryesorë për të zëvendësuar presidenten e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde
- 13:16 Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës, ja sa do të kushtojnë