Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, është suspenduar të enjten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), gjatë një mbledhjeje të jashtëzakonshme.
Sipas burimeve të “Betimi për Drejtësi”, masa u mor pas rekomandimit të Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi. Suspendimi mori 7 vota pro.
Të lidhura
None found
KPK-ja gjithashtu ngriti një panel hetimor, meqë ndaj Vuçetajt pritet të nisë procedurë disiplinore.
Vendimi pason vrasjen e Arlinda Zekajt më 25 tetor 2025. Ajo kishte kërkuar vazhdimisht mbrojtje nga shteti, ndërsa po luftonte për kujdestarinë e djalit të saj.






