Avokatja e Albert Sylajt, të dyshuarit për vrasjen e Arlindës: Ai u vetëdorëzua për hatër të nënës, ishte në gjendje të bënte vetëvrasje

Avokatja e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë, ka deklaruar në seancën dëgjimore për caktimin e paraburgimit se klienti i saj ishte vetëdorëzuar te policia, pas një telefonate me nënën e tij.

Sipas aktvendimit të Gjykatës që ka siguruar Dukagjini, avokatja e të dyshuarit, e caktuar sipas detyrës zyrtare- Katarina Voksani, në seancë ka deklaruar se i dyshuari është vetëdorëzuar tek Policia, pasi e ka bindur nëna e tij të cilën e kishte thirrur për “t’ia kërkuar hallallin”, ngase sipas saj, ai ishte gati të vetëvritej.

Ajo ka deklaruar se nëna e kishte bindur të mos e ndërmerrte një veprim të tillë, por të dorëzohej te organet e ligjit. Sipas mbrojtjes, Sylaj më pas kishte dalë nga shtëpia me duart lart dhe kishte thënë se po dorëzohej për hir të nënës së tij.

Avokatja ka kërkuar nga gjykata që klientit të saj t’i caktohej një masë më e butë se paraburgimi, konkretisht dorëzania, duke argumentuar se ai kishte vendbanim të përhershëm, lidhje të forta familjare dhe kishte bashkëpunuar me policinë.

Gjykata vlerësoi se ekziston rreziku i arratisjes dhe ndikimit te dëshmitarët

Megjithatë, në aktvendim, gjykata ka vlerësuar se kërkesa e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit ishte e bazuar. Sipas arsyetimit, Sylaj ishte larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas vrasjes dhe policia kishte arritur ta lokalizonte dhe arrestonte më 27 tetor, pas një pune operative.

Gjykata ka konstatuar gjithashtu se ekziston rreziku që ai të ndikojë te dëshmitarët, pasi disa prej tyre, përfshirë familjarë të tij dhe fëmijë të mitur, ende nuk ishin marrë në pyetje. Po ashtu, në aktvendim përmendet rreziku i përsëritjes së veprës penale dhe fakti se një armë pa leje, të cilën ai kishte pranuar se e posedonte, ende nuk ishte siguruar.

Albert Sylaj dyshohet për vrasjen e rëndë të Arlinda Zekajt më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika