Tre qytetarë që marrin pjesë në protestat kundër qeverisë, Beonard Prençi, Ervin Vrioni dhe Algert Fejza, kanë paditur në Gjykatën e Posaçme kryeministrin Edi Rama për shpifje dhe fyerje. Në këtë proces ata përfaqësohen nga avokati Altin Goxhaj.
Padia vjen pas publikimit nga Rama të fotove dhe të dhënave që ai i cilësoi si precedentë penalë të qytetarëve, pretendime që u kundërshtuan nga vetë personat e përfshirë.
Avokati Altin Goxhaj, në një deklaratë para godinës së SPAK, tha se tre qytetarët janë ndjerë të fyer nga akuzat e kryeministrit, pasi sipas tyre, precedentët penalë të pretenduar nuk ekzistojnë.
“Ata e kanë sjellë këtu Ramën si për shpifjen, ashtu edhe për fyerjen që ka bërë për ta, që e ka bërë botërisht në rrjetin e tij social dhe në televizione. Këtu jemi për pjesën penale dhe shumë shpejt do të shkojmë edhe për pjesën civile”, deklaroi Goxhaj.
Avokati bëri të ditur se kanë paraqitur dokumente zyrtare të lëshuara nga shteti shqiptar, përfshirë dëshmitë e penalitetit, të cilat, sipas tij, kundërshtojnë pretendimet e bëra publike nga kryeministri.a.b





