Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Aksident i rëndë në aksin Librazhd–Përrenjas/ Përplasen katër automjete, tre persona përfundojnë në spital

    Avokatët vijojnë bojkotin, shtyhet seanca për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin

    Erion Veliaj refuzon ushqimin në Burgun e Fierit, kryebashkiaku i Tiranës vizitohet nga nëna dhe bashkëshortja

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Avokatët vijojnë bojkotin, shtyhet seanca për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin
    Aktualitet

    Avokatët vijojnë bojkotin, shtyhet seanca për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin

    October 29, 2026
    Avokatët vijojnë bojkotin, shtyhet seanca për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin

    Gjykata e Posaçme ka refuzuar që të zhvillohet seanca e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit pa avokatët, të cilët kundërshtojnë rregulloren e re të GJKO-së.

    Gazetarja Anila Hoxha bën me dije se, pavarësisht vendimit të Apelit Administrativ, avokatët nuk pranuan të merrnin pjesë në proces. Sipas tyre, ata nuk kanë marrë dijeni, sipas rrugëve ligjore, për pezullimin e bojkotit nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.

    Sipas Anila Hoxhës, Gjykata vendosi që të shtyjë seancën për Metën dhe Kryemadhin për në 5 nëntor. Po ashtu Gjykata caktoi edhe avokat kryesisht për seancën e radhës.

    Ilir Meta është shprehur se “fakti që mungon prokurori Kllapi nuk është shenjë e mirë”.

    “Nuk më duket e arsyeshme që e nisni gjyqin nga avokatët dhe jo nga unë, si i pandehur kryesor. Profesioni i avokatit varet thelbësisht nga DHKA-ja. Nuk është çështje mungese vullneti, por avokati im nuk mund të rrezikojë licencën. Duhej të ishte zgjidhur më herët ngërçi, pas gati 600 proceseve gjyqësore të bllokuara. Kërkojmë që, për shkaqe dhe arsye objektive, të mbrohem vetë. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut i ka pranuar raste të tilla”, ka thënë Ilir Meta.

    “Mendoj se bojkoti është shpërdorim i profesionit të avokatit. Kërkoj të vazhdojmë seancën, sikundër ramë dakord radhën e kaluar”, ka thënë Monika Kryemadhi.

    Ndërkohë Arben Kraja është shprehur:

    “Mungesa e njërit prokuror nuk është arsye për shkelje. Akuzat janë shumë të rënda dhe kërkojnë praninë e një avokati”.

    Kryemadhi i është përgjigjur duke i thënë se “kanë bërë shkelje që nga ana e marrjes së provës, hyrja në shtëpi, kontrollet”.

    “Nuk u dhimbsen më shumë se neve akuzat tona prokurorëve. Ju keni bërë shkelje që nga ana e marrjes së provës, hyrja në shtëpi, kontrollet. Kjo që thotë prokurori është hipokrizi”, ka thënë Monika.

    “Mendoj se profecia ime doli si atëherë kur paralajmërova tërmetin. Ndaj meje s’ka asnjë akuzë, se po të kishte, do e kishit mbushur me kamera këtu. Po keni marrë kallëzimin e Romeo Karajt për bazë dhe shqetësohesh ti për mbrojtjen? Kërkoj të vazhdojë seanca, të merret parasysh vendimi i kaluar. Tashmë, Gjykata e Posaçme është tërhequr për vendim nëse seanca do të vazhdojë pa avokatët apo jo?”, ka vijuar më pas Ilir Meta.

    avokatët në Shqipëri bojkot i avokatëve çështja Meta-Kryemadhi Drejtësia shqiptare GJKKO Gjykata e Posaçme hetimet e spak ilir meta lajme nga Shqipëria Monika Kryemadhi procesi gjyqësor seanca e Ilir Metës shtyrja e seancës gjyqësore sistemi i drejtësisë zhvillimet në gjykatë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Aksident i rëndë në aksin Librazhd–Përrenjas/ Përplasen katër automjete, tre persona përfundojnë në spital

    October 29, 2026

    Avokatët vijojnë bojkotin, shtyhet seanca për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin

    October 29, 2026

    Erion Veliaj refuzon ushqimin në Burgun e Fierit, kryebashkiaku i Tiranës vizitohet nga nëna dhe bashkëshortja

    October 29, 2026

    Tensionet në Kuvend, Grupi i PS-së kërkon përjashtimin e Berishës me 10 ditë dhe dy muaj për gjashtë deputetë të tjerë të PD

    October 29, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.