Del audio e denoncimit të Arlinda Zekajt te autoritetet, polici: Hera e fundit që vjen këtu…

29 Tetor 2026 | 14:15

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me denoncimet dhe rastet kur viktima Arlinda Zekaj ka kërkuar ndihmën nga institucionet në Kosovë para se kunati i saj t’i merrte jetë të dielën në Pejë. Mediat në Kosovë kanë publikuar një audio ku dëgjohet biseda e së ndjerës me togerin te policisë, Faruk Muqolli.

Gjatë bisedës ajo shpreh shqetësimin për sigurinë e saj dhe të djalit. Në bisedë, ajo shpreh frikën se mund të vritej dhe paralajmëron se zyrtarët do të mbanin përgjegjësi.

Pjesë nga audio incizimi:

Zekaj: Djalit iu shkatërrua shëndeti mendor, i djalit tim. S’keni vepruar ju kurrgjë. Kurrgjë s’kemi vepruar.

Polici: Sa herë shkove në inspektorat ti për këtë situatë?

Zekaj: Ooo me miliona herë.

Polici: A ke paraqit ankesë ndaj neve? A ke paraqit ankesë ndaj neve?

Zekaj: Nuk di unë. Unë nuk e di. Jo s’di unë.

Polici: Jo sa herë më thirr inspektorati, unë i them le paraqet ankesë me shkrim.

Zekaj: Okej.

Polici: Unë të kam thënë, edhe e di, unë s’jam i obliguar me u marrë me ty se kam obligim. Bindu. Sa herë po vjen aty po e lyp Farukun. Po të del Faruku.

Zekaj: Po mirë.

Polici: Bindu se s’jam i obliguar.

Zekaj:  E kush është i obliguar atëherë? Nëse jo ti, nëse jo ti, polici, dikush duhet me u përgjigj.

Polici: Në atë moment që dyshon ti se ne nuk jemi në rregull, ti ke të drejtë me paraqit ankesë.

Zekaj: Faruk unë jam lodhur.

Polici: Edhe ne jemi lodhur.

Zekaj: Ju duhet me zbatu vendimin kaq. Shumë e thjeshtë është. Shumë e thjeshtë.

Polici: Unë e konsideroj se ne jemi në rregull.

Zekaj: Djalin e keni, edhe pikën aty, ku djali mu ka besuar mua. Këto më interesojnë mua tjetër kurrgjë hiç.

Polici: Ne e kemi obligim sot me çu deri te dera e shtëpisë.

Zekaj: Faruk të lutem ose unë vrahna, s’ka lidhje. Po ju keni mu përgjigj, është shumë e thjeshtë. Krejt gratë që janë vra kështu janë përgjigj pasi kanë vdek.

Polici: Është hera e fundit. Unë me ty mua s’kam me të pranu, personalisht s’kam me të pranu, se s’ kam obligim me të pranu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Arlinda Zekajt, Inspektorati Policor i Kosovës nis hetimet: Do të shqyrtojmë veprimet policore lidhur me rastin

Policor i Kosovës, IPK këtë të enjte ka njoftuar se ka nisur veprimet hetimore dhe verifikuese lidhur me mënyrën se si Policia e Kosovës i...
12:26 | 29/10/2026

Të dyshuar për krime lufte në Masakrën e Padalishtës, policia e Kosovës arreston dy persona

Policia e Kosovës këtë të enjte ka bërë me dije dy persona janë vënë në pranga pasi janë të dyshuar për krime lufte në rastin...
12:12 | 29/10/2026

FSK-së i shtohen edhe 12 kamionë ushtarakë, Kurti: Po forcojmë kapacitetet mbrojtëse sipas standardeve të NATO-s

Forca e Sigurisë së Kosovës ka pranuar sot 12 kamionë të rinj ushtarakë “Unimog 5T”  të markës Mercedes Benz, të cilët i bashkohen flotës së...
10:47 | 29/10/2026