Daily Mail: Studentët kërkojnë largimin e Ramës për shkak të korrupsionit, ndërsa qeveria vendos gjoba prej 6 mijë dollarësh edhe për ata që nuk marrin pjesë në dhunë

Gazeta britanike Daily Mail, i ka kushtuar një artikull situatës në Shqipëri, duke u ndalur te protestat kundër qeverisë në Tiranë, kërkesat e studentëve për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe masat e reja që, sipas raportimit, parashikojnë gjoba për personat e pranishëm në turma ku ndodhin akte dhune ose grabitjeje.

Sipas Daily Mail, protestat në kryeqytet po zgjerohen, ndërsa pakënaqësia e demonstruesve lidhet kryesisht me shqetësime për korrupsionin, sistemin shëndetësor dhe mungesën e mundësive për të rinjtë.

Të lidhura

None found

Në artikullin e saj, media britanike raporton se mazhoranca qeverisëse e vendit ka miratuar gjoba prej 6,000 dollarësh për personat që qëndrojnë në turma ku ndodhin akte dhune ose grabitjeje, edhe nëse nuk marrin pjesë drejtpërdrejt në to.

Sipas raportimit, masat e reja i japin policisë gjithashtu mundësinë të kufizojë grumbullimet në zona të konsideruara me rrezik të lartë.


Quantcast