Panduri kërkon që shteti t’ia paguajë kredinë Arlinda Zekajt: Jetën s’ia dolët dot t’ia falni

Drejtori i Përgjithshëm i TV Dukagjinit, Ermal Panduri

“Borxhin a mundet me ia ‘falë’ ky shtet, masi jetën s’ia doli dot me ia falë?” – kështu ka shkruar autori dhe moderatori i emisionit “Debat Plus” në TV Dukagjini, Ermal Panduri, duke kërkuar që shteti t’ia paguajë kredinë Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Pejë.

Në një postim në Facebook, Panduri ka bërë të ditur se garantuesi i kredisë së Zekajt, një i afërm i saj, po përballet me presion nga banka për shlyerjen e borxhit.

Ai ka thënë se bankës po i kërkohet çdo ditë pagesa e borxhit dhe po paralajmërohen masa ndaj garantuesit, duke kërkuar që shteti të ndërhyjë dhe t’ia mbulojë kredinë së ndjerës.

Ai ka theksuar se Arlinda Zekaj do ta kishte paguar vetë kredinë, nëse do të ishte lënë të jetonte.

“Arlinda kish me pagu borxhin vetë, nëse e kishit lanë me jetu”, ka shkruar ai.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika