VIDEO/ Ilir Daja përjashtohet me karton të kuq, tensione me arbitrin në derbin ndaj Tiranës

Pjesa e parë e derbit mes Tiranës dhe Dinamos përfundoi pa gola, 0-0, ndërsa skuadra dinamovite mori tre kartonë të kuq.

Fillimisht, Rifa u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 27-të. Pak më pas, trajneri i Dinamos, Ilir Daja, reagoi i tensionuar dhe kryesori Enea Jorgji i tregoi kartonin e verdhë.

Të lidhura

None found

Situata u përshkallëzua pas protestave dhe përplasjeve mes Dajës dhe arbitrit të katërt. Në minutën e 40-të, Jorgji e ndëshkoi trajnerin për herë të dytë me karton të verdhë, duke e përjashtuar nga pankina.

Teksa po largohej, Daja iu afrua arbitrit të katërt dhe për pak sa nuk u përlesh me të. Ndërhyrja e forcave të sigurisë qetësoi situatën.


Shtuar më 29.10.2026 14:24

Quantcast