Kuvendi themelon Komisionin hetimor për rastin e Arlinda Zekajt, do të ketë mandat gjashtëmujor

Kuvendi i Kosovës ka themeluar me 90 vota për Komisionin Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet e institucioneve lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, si dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

Komisioni do t’i ketë 11 anëtarë dhe mandat maksimal prej gjashtë muajsh, njofton Dukagjini.

Kryetar i tij do të jetë Burim Ramadani nga Aleanca, ndërsa zëvendëskryetar Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Anëtarë të komisionit nga Vetëvendosje do të jenë Armend Baloku, Arijeta Rexhepi, Osman Musliu dhe Adelinë Tërshani.

Nga PDK-ja do të jenë Besa Kabashi-Ramaj dhe Eman Rrahmani, ndërsa LDK-ja do të përfaqësohet nga Doarsa Kica-Xhelili.

Pjesë e komisionit do të jenë edhe Jovana Radosavljeviq dhe Emilija Rexhepi, në përfaqësim të komuniteteve.

Kujtojmë se Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor nga ish-kunati i saj.

Vetëm tri ditë para vrasjes, ajo u kishte shkruar institucioneve, duke paralajmëruar se jeta e saj ishte në rrezik.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika