Tragjedi në festën kombëtare të Turqisë, shembet masivi shkëmbor në Kapadokia! Viktima dhe të plagosur (VIDEO)

29 Tetor 2026 | 14:29

Një situatë alarmante është regjistruar në Kapadokia të Turqisë mesditën e së enjtes, pasi një nga formacionet shkëmbore karakteristike të zonës, të njohura si “oxhaqet e zanave”, u shemb në hyrje të muzeut në natyrë të Goremes.

Sipas informacioneve të mediave turke, nga shembja ka viktima dhe të plagosur, por deri më tani nuk është bërë i ditur numri i saktë i tyre apo shkalla e rëndësisë së plagëve të të lënduarve.

Në raportimet e para, guvernatori i zonës foli për të paktën dy viktima dhe një të plagosur.

“Ne kemi nxjerrë trupat e pajetë të dy personave që humbën jetën për shkak të rënies së shkëmbinjve, si pasojë e një rrëshqitjeje dheu. Një të plagosur e kemi transportuar në spital për trajtim. Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në vendngjarje”, deklaroi ai.

Në vendngjarje janë dërguar ekipe të shumta shpëtimi dhe ambulanca, ndërsa operacionet e shërbimeve të emergjencës vijojnë. Shkaqet e shembjes ende nuk janë sqaruar.

Shembja ndodhi në një ditë me fluks të lartë vizitorësh, pasi e enjtja është festë kombëtare në Turqi, me rastin e përvjetorit të shpalljes së Republikës së Turqisë.

Shumë qytetarë kishin zgjedhur ta shfrytëzonin ditën e pushimit për të udhëtuar drejt Kapadokias, ku muzeu në natyrë i Goremes është një nga atraksionet më të rëndësishme turistike të zonës.

Formacionet karakteristike shkëmbore të Kapadokias, të njohura si “oxhaqet e zanave”, janë krijuar nga erozioni i shkëmbinjve vullkanikë gjatë mijëra viteve.

Goreme është i njohur ndërkombëtarisht për këto formacione, si dhe për kishat dhe manastiret historike të gdhendura në shkëmbinj. Zona është pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërron jetë ish-ministrja e Spanjës, e plagosur në aksidentin fatal mes dy trenave! Bilanci i viktimave arrin në 69

Ish-ministrja e Punës dhe Sigurimeve Shoqërore në qeverinë e Mariano Rajoy, Fatima Banez , është ndër viktimat e aksidentit vdekjeprurës hekurudhor që ka tronditur Spanjën,...
14:08 | 29/10/2026

Estonia synon forcimin e kufirit me Rusinë, planifikon ndërtimin e 150 bunkerëve ushtarakë

Estonia planifikon të ndërtojë rreth 150 bunkerë në rajonin verilindor Ida-Virumaa në kufi me Rusinë, si pjesë e përpjekjeve për të forcuar gatishmërinë e saj...
13:58 | 29/10/2026

KQZ-ja rrëzon akuzat e Netanyahut: Nuk ka prova për vjedhje votash nga partitë arabe

Drejtori i përkohshëm i përgjithshëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Dean Livneh, hodhi poshtë sot akuzat për vjedhje votash në zgjedhjet izraelite, duke deklaruar se...
13:53 | 29/10/2026