Kongresmenët amerikanë kërkuan sanksionimin e Ramës dhe Lubi Ballukut, të gjithë do shkoni pas saj në burg, deklaroi sot më Kuvend, kreu i PD Sali Berisha ndërsa kreu i Kuvendit i preu fjalën.
“Dy kongresmenë ndër më të shquarit të atij vendi i dërgojnë një letër sekretarit Rubio.
Kongresmeni Joe Wilson, kryetar i Komisionit të Helsinkit në Kongresin amerikan dhe kongresmeni Keith Self.
Në këtë letër ata kërkojnë sanksionimin e Edi Ramës.
Ata kërkojnë sanksionimin e Lubi Ballukut.
E di si do shkoni ju pas Lubisë, njëri pas tjetrit.
E keni parasysh legjendën që kur i prekte zana, shndërroheshin në gurë. Ju do shndërroheni në të burgosur.
Ju u ka peng Lubia.
Pra, ju u ka prekur Lubia, të gjithë do jeni në burg si Lubia.
Mos e mbroni Padrinon, mos e mbroni një kriminel, një shpirt xhelat”, tha Berisha.





