Nuk do opozitë në Kuvend/ Rama kërkon përjashtimin me 10 ditë të Berishës, 60 ditë për 6 deputetët e PD

Nuk do opozitë në Kuvend/ Rama kërkon përjashtimin me 10 ditë të Berishës, 60 ditë për 6 deputetët e PD

14:21, 29/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Partia Socialiste këtë të enjte ka bërë kërkesë për marrjen e masave disiplinore ndaj 7 deputetëve të Partisë Demokratike, pas seancës plenare të shoqëruar me tensione të larta.

Sipas kërkesës së paraqitur, për kreun e PD, Sali Berisha kërkohet masë disiplinore me 10 ditë përjashtim. Ndërkohë, për gjashtë deputetët e tjerë të opozitës, kërkesa parashikon një masë më të ashpër, prej 60 ditësh përjashtim.

Deputetët për të cilët kërkohet kjo masë janë: Xhelal Mziu, Bledi Himçi, Ivi Kaso, Bledion Nallbati, Albana Vokshi dhe Klodiana Çapja.

Kërkesa vjen pas situatës së tensionuar të krijuar në seancën plenare. Gjatë kësaj seance, deputetët e opozitës bllokuan foltoren, ndezën flakadanë dhe përdorën bilbila për të penguar zhvillimin normal të rendit të ditës. Kjo solli ndërprerjen e seancës dy herë radhazi për shkak të pamundësisë së vijimit të punimeve.

Kërkesa e sotme është vijim të kërkesë së një jave me parë. Siç duket mazhoranca e kartonave të Ramës nuk do opozitë fare ne kuvend.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco