Avokatja Adriana Kalaja ka bërë një vëzhgim të seancës së sotme te Kuvendit ku deputetë e PD protestuan fort duke u munduar që të ndalojnë maskaradën e mazhorancës që me forcën e kartonëve kalon çdo projektligj.
‘Besoj e dini përgjigjen se kush janë BASHKË me shtetin mafioz?’ ‘Ata që zgjasin jetën e regjimit, duke i bërë opozitë opozitës reale’, shkruan Kalaj në një postim ne facebook.
Mesazhi:
Kush janë BASHKË?
Ndërkohë që Partia Demokratike dhe Opozita reale bën detyrën e saj në Kuvend, opozita e opozitës, nga shoku i bosit të Call Centerave dhe përfitimeve të tenderave të AKSHI, te i biri i oligarkut që bën ndërtime në zonat e mbrojtura dhe tezja e Eskortës së mafiozes Yuri Kim, bëjnë sikur nuk po ndodh asgjë.
Njëjtë si mazhoranca kriminale.
Besoj e dini përgjigjen se kush janë BASHKË me shtetin mafioz?
Ata që zgjasin jetën e regjimit, duke i bërë opozitë opozitës reale.
PS: Kush ka dyshime, i vë provat sesi i shërbejnë regjimit partiçkat e reja.
© SYRI.net