Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Imunitet Guvernatorit/ Balla: Do gëzojë të drejtat e homologëve të tij në BE. Ligji ka marrë “dritën jeshile” nga KE

    Rusia godet me dron trenin e pasagjerëve në Dnipro të Ukrainës, 13 të vdekur dhe disa të plagosur

    Sekuestrohen 265 kg kanabis dhe 2 mina antitank në Shkodër, 4 të arrestuar dhe 3 në kërkim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Sekuestrohen 265 kg kanabis dhe 2 mina antitank në Shkodër, 4 të arrestuar dhe 3 në kërkim
    Aktualitet

    Sekuestrohen 265 kg kanabis dhe 2 mina antitank në Shkodër, 4 të arrestuar dhe 3 në kërkim

    October 29, 2026
    Sekuestrohen 265 kg kanabis dhe 2 mina antitank në Shkodër, 4 të arrestuar dhe 3 në kërkim

    Një grup kriminal i dyshuar për prodhimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike është goditur nga Policia e Shkodrës, pas një hetimi katërmujor të zhvilluar në drejtimin e Prokurorisë. Në kuadër të megaoperacionit të koduar “Polinomi”, janë sekuestruar 265.4 kilogramë kanabis, dy mina të dyshuara antitank, shtatë telefona celularë dhe gjashtë automjete.

    Në përfundim të operacionit janë arrestuar katër persona: A. S., 38 vjeç, E. R., 25 vjeç, dhe dy vëllezërit B. K., 56 vjeç, dhe N. K., 52 vjeç. Ata dyshohen për vepra penale që lidhen me prodhimin dhe shitjen e narkotikëve, pastrimin e produkteve të veprës penale dhe, në rastin e 56-vjeçarit, edhe për armëmbajtje pa leje dhe mbajtjen e armëve shpërthyese e municionit.

    Ndërkohë, janë shpallur në kërkim E. K., 58 vjeç, vëllai i dy të arrestuarve, D. K., 23 vjeç, djali i 56-vjeçarit, si dhe A. M., 39 vjeç. Sipas Policisë, të shtatë personat janë banues në Malësinë e Madhe dhe dyshohet se kanë qenë pjesë e një grupi kriminal që vepronte në fushën e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Sipas autoriteteve, ata kanë precedentë të mëparshëm kriminalë në të njëjtat fusha.

    Gjatë ndërhyrjes në lagjen “Guraj”, në Malësinë e Madhe, shërbimet e Policisë ndaluan një automjet tip “Volkswagen Passat”, që drejtohej nga E. R. Kontrollet në automjet dhe në banesat e B. K. dhe N. K. çuan në zbulimin e 265.4 kilogramëve kanabis, të përgatitur dhe të paketuar për shitje e trafikim.

    Gjatë kontrolleve të mëtejshme, në një sipërfaqe toke në pronësi të B. K., u gjetën edhe dy mina të dyshuara antitank. Ato iu dorëzuan shërbimeve xheniere të Forcave të Armatosura për ekzaminime të mëtejshme.

    Përveç lëndës narkotike dhe minave, si prova materiale u sekuestruan edhe shtatë telefona celularë dhe gjashtë automjete që, sipas hetimeve, përdoreshin për transportimin e drogës.

    Nga hetimi katërmujor ka rezultuar se B. K., N. K., D. K. dhe E. K., të cilët janë familjarë, dyshohet se merreshin me magazinimin dhe paketimin e lëndës narkotike. Ndërsa A. S., E. R. dhe A. M. dyshohet se organizonin transportin dhe shitjen e saj brenda dhe jashtë Shqipërisë.

    Policia e Shkodrës vijon kërkimet për kapjen e tre personave të shpallur në kërkim. Në bashkëpunim me Prokurorinë, hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar kriminale, identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë dhe përcaktimin e rolit të secilit.

    Gjatë konferencës për median, drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Dashamir Spaho, deklaroi se operacioni është rezultat i një hetimi intensiv dhe i përdorimit të metodave proaktive. Ai vlerësoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit me komunitetin për denoncimin e rasteve të paligjshmërisë.

    265 kg kanabis 3 persona në kërkim 4 të arrestuar armë dhe eksplozivë hetimet në Shkodër Krimi i organizuar lëndë narkotike lufta kundër narkotikëve mina antitank operacion policor policia e shtetit sekuestrimi i armëve sekuestrimi i kanabisit shkodër siguria publike trafik droge
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Imunitet Guvernatorit/ Balla: Do gëzojë të drejtat e homologëve të tij në BE. Ligji ka marrë “dritën jeshile” nga KE

    October 29, 2026

    Rusia godet me dron trenin e pasagjerëve në Dnipro të Ukrainës, 13 të vdekur dhe disa të plagosur

    October 29, 2026

    Sekuestrohen 265 kg kanabis dhe 2 mina antitank në Shkodër, 4 të arrestuar dhe 3 në kërkim

    October 29, 2026

    Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

    October 29, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.