Interes i lartë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit, rreth 1000 kandidatë vijojnë garën për Patrullën e Përgjithshme

29 Tetor 2026 | 14:35

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, vizitoi këtë të enjte Akademinë e Sigurisë, ku rreth 1000 kandidatë vijojnë garën për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit, në Patrullën e Përgjithshme, përmes testimeve mjekësore, fizike dhe psikologjike.

Gjatë bashkëbisedimit me kandidatët, Hita vlerësoi interesin e lartë për t’iu bashkuar Policisë së Shtetit dhe i falënderoi ata për besimin e treguar ndaj institucionit.

 “Ju falënderoj për interesin dhe besimin që keni treguar për Policinë e Shtetit, duke zgjedhur të konkurroni për t’u bërë pjesë e saj. Numri i lartë i aplikantëve, rreth 1300 në fazën fillestare dhe tashmë rreth 1000 pas fazës së parë, është një tregues pozitiv dhe motivim për të vijuar forcimin e kapaciteteve njerëzore dhe ndërtimin e një policie gjithnjë e më profesionale.

Ju uroj suksese në fazat e konkurrimit dhe ju inkurajoj të angazhoheni maksimalisht për t’u kualifikuar brenda kuotave të përcaktuara. Ju siguroj se procesi deri në fund do të jetë tërësisht transparent dhe do të garantojë shanse të barabarta për të gjithë.

Jepni maksimumin tuaj dhe shikojeni këtë mundësi si një privilegj për të dëshmuar aftësitë dhe vullnetin tuaj për t’u bërë pjesë e familjes sonë të madhe, Policisë së Shtetit, dhe për t’iu shërbyer qytetarëve me profesionalizëm e përgjegjshmëri. Faleminderit”, ka thënë në fjalën e tij Hita.

Procesi i konkurrimit vijon sipas procedurave të përcaktuara për përzgjedhjen e kandidatëve që do të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit, në Patrullën e Përgjithshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përplasen 4 automjete në aksin Librazhd-Përrenjas, plagosen 3 persona

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin kombëtar Librazhd-Përrenjas, në zonën e Dragostunjës, ku janë përplasur katër automjete. Si pasojë, tre persona kanë mbetur të...
14:10 | 29/10/2026

Tensionet në Kuvend, PS kërkon përjashtimin me 10 ditë të Berishës! 60 ditë për 6 deputetët e PD-së

Partia Socialiste këtë të enjte ka bërë kërkesë për marrjen e masave disiplinore ndaj 7 deputetëve të Partisë Demokratike, pas seancës plenare të shoqëruar me...
13:51 | 29/10/2026

FIAA: Shqetësime lidhur me parashikueshmërinë fiskale 2027 dhe besimin e investitorëve në Shqipëri

Shoqata e Investitorëve të Huaj të Shqipërisë, FIAA këtë të enjte ka dalë me një reagim teksa ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me...
13:42 | 29/10/2026