Nga 24 propozimet e PDK-së për Byronë, në Kuvend miratohet vetëm një

PDK-ja ka paraqitur sot 24 amendamente për Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, mirëpo vetëm një prej tyre ka siguruar votat e nevojshme në Kuvend.

Sipas deputetit të PDK-së, Përparim Gruda, qëllimi i këtyre propozimeve ishte përmirësimi i projektligjit, përshtatja e tij me kërkesat e Gjykatës Kushtetuese dhe garantimi i sigurisë juridike për personat që mund t’i nënshtrohen hetimit nga kjo Byro.

Të lidhura

None found

Gruda deklaroi se amendamentet pasqyrojnë gatishmërinë e PDK-së për ta përmirësuar dhe votuar ligjin në përputhje me kërkesat e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Ai shtoi se miratimi i tyre do ta bënte ligjin kushtetues dhe të dobishëm për qëllimin për të cilin është hartuar, duke garantuar njëkohësisht sigurinë juridike të të gjithë personave që mund të jenë subjekt hetimi nga kjo Byro.


Shtuar më 29.10.2026 14:32

Quantcast