Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është miratuar në lexim të dytë nga Kuvendi i Kosovës.
Në votim morën pjesë deputetët, ku 66 prej tyre u shprehën pro, asnjë nuk votoi kundër, ndërsa shtatë abstenuan.
Të lidhura
None found
Projektligji u mbështet edhe nga deputetët e Aleancës, ndërsa përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) zgjodhën të abstenojnë.
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) nuk morën pjesë në votim. Përjashtim bëri deputeti Rrustem Mustafa, i cili votoi në favor të projektligjit.




