Shiroka-Pula: Anëtarësimi në NATO vazhdon të jetë synim strategjik për Kosovën

Presidentja Justina Shiroka-Pula zhvilloi sot një takim me gjeneralin Alexus G. Grynkewich, Komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë (SACEUR). Në bisedë u trajtuan gjendja e sigurisë në Kosovë dhe në rajon, roli i NATO-s në ruajtjen e paqes e stabilitetit dhe mundësitë për vijimin e bashkëpunimit.

Shiroka-Pula riafirmoi se Kosova synon të forcojë partneritetin me NATO-n dhe të thellojë bashkëpunimin me aleatët. Ajo theksoi se anëtarësimi në NATO mbetet një nga objektivat strategjikë të vendit.

Të lidhura

None found

Presidentja shprehu mirënjohjen e Kosovës për ndihmën e NATO-s në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit, duke nënvizuar rëndësinë që prania e KFOR-it ka për sigurinë e qytetarëve dhe ruajtjen e stabilitetit në Kosovë.

Ajo tha se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj paqes, stabilitetit rajonal dhe bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe partnerët ndërkombëtarë.


Shtuar më 29.10.2026 14:32

Quantcast