Eksperti i ekonomisë Zef Preçi, i ftuar në emisionin Minuta e parë ka komentuar Paketën e re Fiskale për vitin 2027.
Preçi tha se ekonomia nuk drejtohet nga platforma e pasqyra.
Ai tha se nëse qeveria do që të ndihmojë shtresat në nevojë, atëherë duhet që të ulë çmimin e energjisë elektrike.
Zef Preçi: Ajo që është shqetësuese në paketë është se nuk ka pasur konsultime dhe ka shumë propagandë e interpretohet sikur janë politika të majta.
Por ka propagandë. Prsh rritja e TVSH-së nga 20 përqind në 21 përqind e rrit koston e të bërit biznes. Ka masa dhe të pazbatueshme. Prsh ulja e TVSH-së për ushqimet, është masë e drejtë në përmbajtje. Por kushdo që merret me ekonomi e di se në një ekonomi informale me mbi 30 përqind, kjo është e vështirë që të zbatohet.
Nuk mendoj se ekonomia drejtohet me platforma e pasqyra, sepse ekonominë e përcakton konkurrenca. Nëse qeveria mendon për shtresat në nevojë, mund të ulte çmimin e energjisë se gjitha të tjerat janë të pazbatueshme, edhe kur ekziston vullneti i mirë.
Ulja e çmimeve, është e pazbatueshme për konsumatorët. Dhe për fat të keq, ne kemi një ekonomi që ka si shtyllë burime aspak të qëndrueshme.
