Deputetja e pavarur Marjana Koçeku, pak pas përfundimit të seancës plenare, u shpreh se Kuvendi duhej të mblidhej në një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar mbi situatën në vend dhe për të gjetur një zgjidhje politike.

Në një prononcim për mediat, Koçeku theksoi se, përtej bindjeve politike, vëmendja duhet të përqendrohet te të rinjtë dhe qytetarët shqiptarë. Ajo kërkoi gjithashtu që qeverisë t’i bëhet presion dhe të mbajë përgjegjësi për atë që po ndodh në vend.

“Duhej mbajtur një seancë e jashtëzakonshme për të diskutuar mbi atë se çfarë po ndodh në vendin tonë. Duhet zgjidhje politike për atë që ka ndodhur në vendin tonë. Përtej bindjeve politike, duhet të mendojmë për të rinjtë, për shqiptarët. Duhet t’i bëhet presion qeverisë dhe të mbahet përgjegjësi për atë që po ndodh”, tha Koçeku.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: