Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e së enjtes në Kapadokia të Turqisë, ku një nga formacionet karakteristike shkëmbore të rajonit, të njohura si “oxhaqet e zanave”, u shemb pranë hyrjes së muzeut të hapur të Göremes. Sipas raportimeve të para nga mediat turke, nga shembja kanë humbur jetën dy persona, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur. Lajmi u konfirmua nga guvernatori i provincës së Nevşehirit, Hüseyin Koç, i cili bëri të ditur se trupat e dy viktimave janë gjetur dhe personi i plagosur është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
“Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së shkëmbinjve, të shkaktuar nga një rrëshqitje dheu. Një person i plagosur është dërguar në spital për trajtim. Operacionet e kërkim-shpëtimit po vijojnë në vendngjarje”, deklaroi guvernatori. Pas incidentit, në zonë janë dërguar ekipe të shumta shpëtimi dhe ambulanca. Autoritetet po vijojnë operacionet, ndërsa shkaqet e sakta të shembjes nuk janë bërë ende të ditura.
SON DAKİKA | Kapadokya’da peribacası çöktü.
Ölü ve yaralılar var. https://t.co/Lrl5QylEVH
— DarkWeb Haber (@darkwebhaber) October 29, 2026
Shembja ndodhi më 29 tetor, ditë feste kombëtare në Turqi, kur shumë qytetarë kishin shfrytëzuar pushimin për të udhëtuar drejt Kapadokias. Muzeu në ajër të hapur i Göremes është një nga atraksionet më të njohura të rajonit, i vizituar nga turistë vendas dhe të huaj. “Oxhaqet e zanave” janë formacione natyrore të krijuara nga erozioni i shkëmbinjve vullkanikë gjatë mijëra viteve. Göreme është i njohur gjithashtu për kishat dhe manastiret historike të gdhendura në shkëmbinj, ndërsa zona është pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentet pas shembjes së formacionit shkëmbor, ndërsa autoritetet vijojnë punën për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
SON DAKİKA | Kapadokya’da peribacası çöktü.
Ölü ve yaralılar var. https://t.co/Lrl5QylEVH
— DarkWeb Haber (@darkwebhaber) October 29, 2026
