Borati ishte menduar si shqiptar, Sacha Baron Cohen i kërkon falje Kazakistanit për personazhin (VIDEO)
Aktori Sacha Baron Cohen ka kërkuar falje për herë të parë ndaj qytetarëve të Kazakistanit për personazhin e Boratit, duke pranuar se ankesa e ambasadës kazake në fillim të projektit ishte plotësisht e justifikuar.
Cohen shpjegoi se personazhi i Boratit fillimisht nuk kishte asnjë lidhje me Kazakistanin. Në fazën e parë të krijimit, ai ishte konceptuar si një personazh shqiptar, ndërsa më vonë u shqyrtuan edhe mundësi të tjera, përfshirë Moldavinë.
Kur projekti kaloi te rrjeti televiziv HBO, aktori vendosi që personazhi të vinte nga Kazakistani, pasi publiku ndërkombëtar dinte pak për këtë vend.
“Unë kisha filluar ta zhvilloja Borat-in, në fakt, për BBC-në. Ishte… dhe nëse BBC-ja po e shikon këtë tani, ata mund të më padisin, sepse… ai kishte një emër tjetër atëherë dhe Borat-i ishte nga Shqipëria. Kështu që, dua t’u kërkoj falje njerëzve të Kazakistanit për herë të parë ndonjëherë, sepse Borat-i nuk ka lidhje me Kazakistanin.
Kombësia e Borat-it ndryshonte vazhdimisht në varësi të cilit kanal po paguante për të. Kështu që, unë thjesht thoja: “Oh, ky karakter është nga BBC, unë kam një karakter krejtësisht të ri”. Ky djalë quhet Aleksei Krikler, ai është nga Moldavia. Kështu që ai lëvizte rreth e rrotull dhe pastaj përfundimisht kur e bëmë atë në HBO, më duhej një vend tjetër sepse HBO papritmas e bleu atë. Dhe unë thashë: “Cili është një vend për të cilin askush nuk di absolutisht asgjë?” Kazakistani.
Kështu që djem, kazakë që jeni atje, ndoshta disa prej jush janë dërguar këtu në një mision specifik, po ju kërkoj t’i jepni fund atij misioni. E kam fjalën pa dëm, unë respektoj njerëzit tuaj, kulturën tuaj, ju lutem mos e merrni personale. Dhe në fakt, kur fillova të bëja Borat-in, pati një ankand… më falni, pati një ankesë, mjaft me të drejtë, nga Ambasada e Kazakistanit. Dhe unë e lexova dhe thashë: “Si guxoni?” Më falni, do ta bëj përsëri.
Kazakët janë atje, unë kërkoj falje, nuk mund t’ju bëj theksin, nuk e di theksin tuaj. Ju dukeni aspak si Borat, apo jo? Dua të them, është pranë Mongolisë. Asgjë si Borat, por unë do ta bëj theksin e Borat-it sepse njohuritë e theksave të Azisë Qendrore janë të kufizuara. Kështu që unë do… ju lutem mos u fëndoni, kazakë, unë kam vetëm respekt.
Dhe realiteti ishte se nuk kishte të bënte me Kazakistanin, por kishte të bënte me paditurinë e njerëzve me të cilët po flisja, të cilët mund të besonin se këto gjëra të çmendura do të ndodhnin në një vend për të cilin nuk kishin dëgjuar kurrë”, u shpreh aktori.
Cohen pranoi se reagimi i ambasadës së Kazakistanit ndaj projektit ishte i drejtë, duke kërkuar falje për mënyrën se si kishte paraqitur vendin dhe banorët e tij përmes personazhit të Boratit.
Si iku Bolsonaro nga Brazili: Plani i mashtrimit me 4 makina, avioni privat për në Argjentinë dhe ndihma e Shtëpisë së Bardhë
Drama e të zhdukurve në aksidentin e trenave: Ana po shkonte në dasmën e vajzës, Juan dhe David te familjet e tyre
Nga debati verbal në sherr fizik, përplasje mes deputetëve në Parlamentin e Armenisë (VIDEO)
- 16:31 Avokati i familjes së Liridona Ademajt: Vrasja ishte planifikuar një vit më parë, kërkojmë burgim të përjetshëm për të tre
- 16:27 Kurti para delegacionit parlamentar të NATO-s: Anëtarësimi i Kosovës, prioritet strategjik
- 16:14 Rasti i Arlinda Zekajt, pezullohen 11 zyrtarë të Policisë së Kosovës
- 15:44 Si iku Bolsonaro nga Brazili: Plani i mashtrimit me 4 makina, avioni privat për në Argjentinë dhe ndihma e Shtëpisë së Bardhë
- 15:36 Drama e të zhdukurve në aksidentin e trenave: Ana po shkonte në dasmën e vajzës, Juan dhe David te familjet e tyre
- 15:30 Nga debati verbal në sherr fizik, përplasje mes deputetëve në Parlamentin e Armenisë (VIDEO)