Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Paketa Fiskale 2027/ Shoqata Kombëtare e Transportit i kërkon kryeministrit Rama heqjen e taksës së qarkullimit dhe akcizës së naftës

    U plagos në sy gjatë protestës, Erion Vishkulli publikon foto pas operacionit: Kur Zoti vendos të bëjë një mrekulli, asgjë s’është e pamundur

    Transportonte 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani drejt Italisë, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Paketa Fiskale 2027/ Shoqata Kombëtare e Transportit i kërkon kryeministrit Rama heqjen e taksës së qarkullimit dhe akcizës së naftës
    Aktualitet

    Paketa Fiskale 2027/ Shoqata Kombëtare e Transportit i kërkon kryeministrit Rama heqjen e taksës së qarkullimit dhe akcizës së naftës

    October 29, 2026
    Paketa Fiskale 2027/ Shoqata Kombëtare e Transportit i kërkon kryeministrit Rama heqjen e taksës së qarkullimit dhe akcizës së naftës

    Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas i është drejtuar kryeministrit Edi Rama me pesë kërkesa për Paketën Fiskale 2027. Në mesin e tyre është përjashtimi i autobusëve nga taksa e qarkullimit, heqja ose rimbursimi i akcizës së naftës dhe ulja e TVSH-së në 6%.

    Në shkresën e datës 29 tetor, të firmosur nga kryetari Kostandin Foni, shoqata argumenton se transporti publik po përballet me kosto të konsiderueshme për karburantin, pagat, mirëmbajtjen, siguracionet dhe detyrimet fiskale, ndërsa çmimi i biletave nuk mund të ndryshohet lirshëm nga operatorët.

    “Ky sektor nuk mund të trajtohet në mënyrë të njëjtë me veprimtaritë e zakonshme tregtare apo me përdorimin privat të automjeteve, për shkak të natyrës së tij si shërbim publik”, thuhet në shkresë.

    Shoqata kërkon që autobusët e licencuar të përjashtohen plotësisht nga taksa e qarkullimit, e cila sipas saj është aplikuar në masën 32 lekë për litër karburant, pa përfshirë TVSH-në.

    Ndërkohë një tjetër kërkesë është heqja e akcizës për naftën që përdoret në transportin publik ose, nëse kjo nuk realizohet, rimbursimi i saj çdo muaj ose çdo tre muaj, bazuar në konsumin e dokumentuar të karburantit.

    “Karburanti përfaqëson një nga zërat kryesorë të shpenzimeve të veprimtarisë së transportit. Ndryshimet e çmimit të tij ndikojnë drejtpërdrejt në koston për kilometër, në shpenzimet e përgjithshme të operatorëve dhe në aftësinë për të përmbushur detyrimet e shërbimit”, theksohet në dokument.

    Shoqata propozon gjithashtu aplikimin e një norme të reduktuar të TVSH-së prej 6% për transportin publik qytetas, si dhe trajtim të favorshëm të TVSH-së për karburantin, pjesët e këmbimit, mirëmbajtjen dhe investimet në autobusë.

    Në shkresë kërkohet që ndryshimet fiskale të mos sjellin rritje automatike të çmimit të biletave për qytetarët apo të cenojnë kontratat ekzistuese të shërbimit.

    Përveç lehtësirave fiskale, shoqata ngre shqetësimin për vonesat në disbursimin e subvencioneve dhe kompensimeve, kostot e transportit falas ose me tarifa të reduktuara për kategori të caktuara qytetarësh, si dhe nevojën për rinovimin e flotës së autobusëve.

    Për këtë arsye, kërkohet një analizë e posaçme e kostove reale të sektorit dhe ndikimit që lehtësirat e propozuara do të kishin në buxhetin e shtetit dhe të pushtetit vendor.

    Kërkesa e pestë është përfshirja e përfaqësuesve të shoqatës në konsultimet me institucionet përgjegjëse. Shoqata propozon ngritjen e një grupi të përbashkët teknik me Ministrinë e Financave, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe autoritetet vendore.

    Sipas saj është e rëndësishme që propozimet të shqyrtohen përpara miratimit të Paketës Fiskale 2027 dhe të organizohet një takim konsultativ me institucionet përgjegjëse, përpara përfundimit të procedurave parlamentare.

    akciza e naftës çmimi i naftës Edi rama ekonomia shqiptare heqja e taksës së qarkullimit kërkesat e transportuesve kostoja e transportit Paketa Fiskale 2027 politika fiskale sektori i transportit Shoqata Kombëtare e Transportit taksa e qarkullimit taksat mbi karburantet taksat për bizneset transporti në Shqipëri
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Paketa Fiskale 2027/ Shoqata Kombëtare e Transportit i kërkon kryeministrit Rama heqjen e taksës së qarkullimit dhe akcizës së naftës

    October 29, 2026

    U plagos në sy gjatë protestës, Erion Vishkulli publikon foto pas operacionit: Kur Zoti vendos të bëjë një mrekulli, asgjë s’është e pamundur

    October 29, 2026

    Transportonte 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani drejt Italisë, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë

    October 29, 2026

    Imunitet Guvernatorit/ Balla: Do gëzojë të drejtat e homologëve të tij në BE. Ligji ka marrë “dritën jeshile” nga KE

    October 29, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.