Meloni: Nuk pendohem për afrimitetin me Trump, mbrojta interesat kombëtare të Italisë
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, deklaroi se nuk pendohet për afrimitetin me presidentin amerikan Donald Trump në fillim të mandatit të tij të dytë, duke theksuar se qëndrimi i saj synonte mbrojtjen e interesave kombëtare të Italisë.
“Nuk pendohem për afërsinë time me Presidentin Trump në fillim të mandatit të tij të dytë. Unë mbrojta interesat tona kombëtare. Ishte një qëndrim që ishte veçanërisht i dobishëm dhe i vlerësuar nga shumë vende evropiane”, tha Meloni.
Duke folur me gazetarin e RAI-t, Bruno Vespa, për librin e tij të fundit, i cili pritet të botohet, Meloni shtoi se qëndrimi i saj “kontribuoi në mbajtjen hapur të dialogut euroatlantik, edhe në fazat kur mungonte më shumë mirëkuptimi, si dhe në rikthimin e NATO-s në dimensionin e saj të duhur”.
“Kisha një marrëdhënie të mirë me Bidenin, por edhe për këtë u kritikova”, theksoi Meloni.
Duke iu referuar situatës fiskale të Italisë, kryeministrja deklaroi se, ndërsa sipas Institutit Kombëtar Italian të Statistikave (Istat), raporti i deficitit publik ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) është rreth 3,08%, agjencitë kryesore të vlerësimit dhe institutet autoritative të kërkimit ekonomik kanë konfirmuar se ky raport tashmë është nën 3%.
Borati ishte menduar si shqiptar, Sacha Baron Cohen i kërkon falje Kazakistanit për personazhin (VIDEO)
Armëpushimi në Oleshki hyn në ditën e tretë, shpresat për ndihmë humanitare ndeshen me frikën nga dëbimet
Tragjedi në festën kombëtare të Turqisë, shembet masivi shkëmbor në Kapadokia! Viktima dhe të plagosur (VIDEO)
- 15:05 Borati ishte menduar si shqiptar, Sacha Baron Cohen i kërkon falje Kazakistanit për personazhin (VIDEO)
- 14:42 Armëpushimi në Oleshki hyn në ditën e tretë, shpresat për ndihmë humanitare ndeshen me frikën nga dëbimet
- 14:35 Interes i lartë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit, rreth 1000 kandidatë vijojnë garën për Patrullën e Përgjithshme
- 14:29 Tragjedi në festën kombëtare të Turqisë, shembet masivi shkëmbor në Kapadokia! Viktima dhe të plagosur (VIDEO)
- 14:29 Vrasja e Arlinda Zekajt, pezullohen nga detyra kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja e çështjes
- 14:15 Del audio e denoncimit të Arlinda Zekajt te autoritetet, polici: Hera e fundit që vjen këtu…