Përplasje në PS për transferimin e Erion Veliajt në Fier, Bledi Çuçi kërkon dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë

Transferimi i Erion Veliajt në Fier ka shkaktuar përplasje brenda Partisë Socialiste.

Sipas burimeve të gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, deputeti Bledi Çuçi i ka kërkuar llogari ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, për dokumentacionin që lidhet me transferimin e kryebashkiakut të Tiranës.

“Ku e ke letrën e transferimit? Duhej ta kishe marrë para se të hyje. Nëse nuk e ke, jep dorëheqjen!”, mësohet t’i ketë thënë Çuçi ministrit gjatë mbledhjes.

Çështja Veliaj ka rikthyer debatet për procedurat e transferimit, kushtet e izolimit dhe përgjegjësinë institucionale, duke nxjerrë në pah tensionet e raportuara mes grupeve brenda Partisë Socialiste.

Deri tani, nuk ka konfirmim zyrtar se PS-ja ka kërkuar si subjekt politik dorëheqjen e Toni Gogut.

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri