Pas lajmeve për shtatzëni, Elvana Gjata shfaqet krah partnerit të saj në Londër! Foto e parë së bashku

Pas lajmeve që qarkulluan së fundmi për një shtatzëni të mundshme, Elvana Gjata është shfaqur krah Elson Bajrakurtajt në Londër, duke rikthyer në qendër të vëmendjes jetën private të këngëtares.

Ka qenë vetë Elson Bajrakurtaj ai që ka publikuar në InstaStory një fotografi së bashku me Elvanën, teksa ndodheshin në O2 Arena në Londër

Në imazhin e shpërndarë, dyshja shfaqet e buzëqeshur dhe pranë njëri-tjetrit, me arenën e mbushur me spektatorë në sfond. Fotografia ka tërhequr menjëherë vëmendjen, veçanërisht për faktin se këngëtarja është treguar gjithmonë mjaft e rezervuar kur bëhet fjalë për jetën e saj sentimentale.

Prej kohësh, emri i Elvana Gjatës është lidhur në media me atë të Elson Bajrakurtajt, megjithëse artistja nuk ka bërë një konfirmim publik për natyrën e marrëdhënies së tyre.

Shfaqja e tyre e përbashkët vjen vetëm pak ditë pas raportimeve që ngritën dyshime se këngëtarja mund të jetë në pritje të ëmbël.

Megjithatë, këto pretendime nuk janë konfirmuar nga vetë artistja, e cila deri tani nuk ka reaguar publikisht për këtë çështje.

Ndërkohë, fotografia e publikuar nga Elsoni është një nga rastet e rralla kur dyshja shfaqet së bashku në rrjetet sociale.

Edhe pse imazhi nuk konfirmon zërat për shtatzëni apo statusin e marrëdhënies së tyre, ai ka mjaftuar për të rikthyer interesin e publikut rreth jetës private të një prej këngëtareve më të njohura shqiptare.

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri