AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

GJKKO cakton avokatë kryesisht për Metën e Kryemadhin, pas pezullimit të bojkotit të avokatëve

Pasi Apeli Administrativ pezulloi bojkotin e avokatëve, trupi gjykues i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë që po gjykon Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin konstatoi se kanë ndryshuar kushtet nga seanca paraardhëse kur u vendos të vijohej gjykimi pa mbrojtës ligjorë dhe caktoi avokatë kryesisht, për arsye se të zgjedhurit nga të pandehurit nuk pranuan të kryenin përfaqësimin me argumentin se ishin në pritje të qëndrimit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë.    

Edmond HoxhajEdmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
44 seconds më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
meta
Ish-Presidenti Ilir Meta në seancën e parë gjyqësore. Foto: LSA.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, GJKKO vendosi të enjten më 29 tetor që të caktojë avokatë kryesisht për të pandehurit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, që po gjykohen për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie. Një javë më parë, GJKKO kishte vendosur që të vijonte procesin gjyqësor pa avokatë, me argumentin se dështuan të gjitha përpjekjet e gjykatës për t’u siguruar përfaqësues ligjorë të pandehurve, që mbetën pa mbrojtës si pasojë e bojkotit të seancave sipas dy vendimmarrjeve të Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Në seancën e të enjtes, kryesuesi i trupit gjykues, Erjon Bani konstatoi se Gjykata Administrative e Apelit kishte pranuar kërkesën e Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion Shqiptare, për marrjen e sigurimit të padisë duke pezulluar zbatimin e vendimeve të Dhomës Kombëtare të Avokatisë për bojkotimin e seancave në GJKKO. Bani konstatoi se pas kësaj vendimmarrjeje të Apelit Administrativ, nuk ka më asnjë pengesë ligjore që avokatët të paraqiten në seanca dhe të përfaqësojnë të mbrojturit prej tyre.

Megjithëse avokatët e Metës dhe Kryemadhit ishin në sallë, ata sqaruan se kanë mësuar se Këshilli i Dhomës Kombëtare të Avokatisë do të mblidhej të enjten për të vendosur se çfarë qëndrimi do të mbajnë kundrejt vendimit të Apelit Administrativ. për këtë arsye ata u shprehën se vijojnë t’i qëndrojnë bojkotit.

Prokurori Arben Kraja kërkoi caktimin e avokatëve kryesisht dhe shtyrjen e seancës. Ndërsa të pandehurit Meta dhe Kryemadhi kërkuan që të vijohej gjykimi pa avokatë, ashtu si ishte vendosur në seancën paraardhëse.

Trupi gjykues u tërhoq dhe vendosi të caktojë avokatë kryesisht për të pandehurit. Kryesuesi Bani vërejti se vendimi i Apelit administrativ për pezullimin e vendimeve të Dhomës Kombëtare të Avokatisë është i zbatueshëm dhe se avokatët nuk kanë asnjë pengesë ligjore që të marrin pjesë. Sipas tij, kanë ndryshuar kushtet dhe për rrjedhojë u caktuan kryesisht dy mbrojtës për të pandehurit, avokati Arben Beci për përfaqësimin e Ilir Metës dhe avokati Artan Simoni për Kryemadhin. Po ashtu, gjykata vendosi të pezullojë afatet e paraburgimit për Metën. Seanca e radhës u shty më datë 5 nëntor, në orën 10:00.

Konflikti mes Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë nisi më 1 shtator, kur hyri në fuqi një rregullore e re për sigurinë dhe sjelljen në ambientet e gjykatës, e cila ndalon mbajtjen dhe përdorimin e telefonave celularë në sallat e gjykimit.

Me dy vendime, Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës Kombëtare të Avokatisë vendosi bojkotimin e gjithë seancave në GJKKO. Prej afro dy muajsh, seancat dështuan të zhvillohen pasi edhe avokatët e listës kryesisht iu bashkuan bojkotin. Disa trupa gjykues të GJJKKO tentuan të vendosnin në lëvizje Zyrën e Ndihmës Juridike Falas pranë Ministrisë së Drejtësisë, por edhe avokatët që punojnë në këtë zyrë argumentuan se nuk mund të dilnin kundër vendimmarrjeve të Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe nuk u paraqitën në seanca.

Ndërkohë që asnjë prej palëve nuk lëshonte pe, Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion vendosi në levizje Gjykatën Administrative të Apelit me një padi kundër bojkotit, që të mërkurën pezulloi vendimmarrjet e Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

SPAK e akuzon Metën për aferën CEZ-DIA dhe të dy të pandehurit për kontratën e lobimit të LSI-së në SHBA, ndikimet për llogari të biznesmenit Samir Mane e të Adrian Shatkut në këmbim të favoreve, pamundësinë financiare për blerjen e dy apartamenteve në ish-bllok e mosdeklarimin e shpenzimeve – akuza që janë kundërshtuar nga të pandehurit si të pabazuara e të inskenuara nga kundërshtarët politikë.

 

 

meta

GJKKO cakton avokatë kryesisht për Metën e Kryemadhin, pas pezullimit të bojkotit të avokatëve

16:21 | 29/10/2026
veliaj ne gjykate

Burgjet: Urdhri i trasferimit të Veliajt është klasifikuar “sekret shtetëror”

16:11 | 29/10/2026
whatsapp image 2026 10 29 at 11.36.40 am

Socialistët miratojnë ligjin që i jep imunitet guvernatorit të Bankës së Shqipërisë

13:04 | 29/10/2026
biggest municipal garbage dumps 3 1

Mali i padukshëm: Një tokë e helmuar në periferi të Athinës

12:08 | 29/10/2026
whatsapp image 2026 10 17 at 8.06.37 pm (2)

“Mos i kurseni!”: Plumbat e gomës kundër protestuesve dhe gazetarëve

06:58 | 29/10/2026
whatsapp image 2026 10 27 at 10.17.18 pm

Qeveria kufizon tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit

20:51 | 28/10/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.