AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Burgjet: Urdhri i trasferimit të Veliajt është klasifikuar “sekret shtetëror”

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve e quan transferimin e Veliajt nga burgu i Durrësit në atë të Fierit si “një procedurë standarde” ligjore, ndërsa thekson se urdhri i transferimit të tij është klasifikuar si “sekret shtetëror”.

BIRNBIRNngaBIRN
11 minutes më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
veliaj ne gjykate
Kryebashkiaku Erion Veliaj në Gjykatën Administrative. Foto: LSA.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve e konsideroi një “procedurë standarde” transferimin e Erion Veliajt drejt burgut të Fierit, përmes një njoftimi për shtyp të enjten, ndërsa theksoi se udhri i transferimit të tij nuk mund të vihej në dispozicion pasi ishte klasifikuar si “sekret shtetëror”.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, trasferimi i Veliajt u krye në kuadër të masave të marra së fundmi për sigurinë dhe garantimin e mbarëvajtjes së institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale. Burgjet deklaruan gjithashtu se Veliaj është një nga 24 personat e transferuar brenda sistemit penitenciar mes datave 16-27 tetor të këtij viti, pasi në krye të institucionit u emërua drejtoresha e re, Sadleva Bodo.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pretendon se ka zbatuar detyrimet e ligjit “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve” si dhe Rregulloren e Përgjithshme të Burgjeve në transferimin e kryebashkiakut të Tiranës. Ajo shtoi gjithashtu se Veliaj ishte mbajtur fillimisht në ambientet e sektorit të observimit dhe pas një takimi me strukturat përgjegjëse të burgut të Fierit të enjten, është vijuar me sistemimin e tij të plotë.

“Sa i përket urdhrit të transferimit, për të cilin spekulohet posaçërisht në media, ky akt është miratuar në përputhje me procedurat standarde dhe përfshihet në listën e dokumenteve të klasifikuara “sekret shtetëror”,” thuhet në njoftim, ku shtohet se administrimi, njohja dhe vënia në dispozicion i nënshtrohet kushteve të ligjit “Për informacionin e klasifikuar”.

Veliaj e denoncoi transferimin e tij nga burgu i Durrësit në atë të Fierit të mërkurën përmes një statusi në Facebook, ku ai ankohej se nuk i ishte vënë në dispozicion urdhri dhe arsyet e transferimit, pavarësisht kërkesave të përsëritura të tij dhe të avokatit të tij.

“Një transferim i detyruar, pa më bërë të njohur aktin dhe arsyet ligjore mbi të cilat mbështetet, për mua përbën një rrëmbim policor dhe cenon rëndë të drejtat e mia,” shkroi Veliaj, duke e konsideruar më tej transferimin e tij si “politik”.

Veliaj ndodhet në qeli prej 10 shkurtit 2025, kur u arrestua nga Prokuroria e Posaçme për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave përmes një skeme që përfshin edhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Veliaj i ka mohuar akuzat dhe zhvilloi një betejë gjyqësore ndaj prokurorit të çështjes së tij, Ols Dado.

Trajtimi i Veliajt në burg ka shkaktuar përplasje edhe në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste të enjten, ku sipas raportimeve mediatike, deputeti Bledi Çuçi i kërkoi shpjegime ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu.

Megjithatë, njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve nënkupton se ministri i Drejtësisë mund të ketë qenë jashtë kësaj vendimarrjeje, pasi sipas tij, vlerësimi dhe vendimarrja për transferimet përfshihet në “kompetencën dhe diskrecionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve”.

Etiketa: Drejtoria e Përgjithshme e BurgjeveErion VeliajIEPV FierSadleva BodoSekret shteteror
Tjetri
meta

GJKKO cakton avokatë kryesisht për Metën e Kryemadhin, pas pezullimit të bojkotit të avokatëve

meta

GJKKO cakton avokatë kryesisht për Metën e Kryemadhin, pas pezullimit të bojkotit të avokatëve

16:21 | 29/10/2026
veliaj ne gjykate

Burgjet: Urdhri i trasferimit të Veliajt është klasifikuar “sekret shtetëror”

16:11 | 29/10/2026
whatsapp image 2026 10 29 at 11.36.40 am

Socialistët miratojnë ligjin që i jep imunitet guvernatorit të Bankës së Shqipërisë

13:04 | 29/10/2026
biggest municipal garbage dumps 3 1

Mali i padukshëm: Një tokë e helmuar në periferi të Athinës

12:08 | 29/10/2026
whatsapp image 2026 10 17 at 8.06.37 pm (2)

“Mos i kurseni!”: Plumbat e gomës kundër protestuesve dhe gazetarëve

06:58 | 29/10/2026
whatsapp image 2026 10 27 at 10.17.18 pm

Qeveria kufizon tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit

20:51 | 28/10/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.