Trump kritikon zgjedhjet në Brazil: Një turp i madh për popullin brazilian
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka cilësuar si “një turp të madh” zgjedhjet presidenciale në Brazil, duke ngritur pikëpyetje mbi procesin zgjedhor, por pa përcaktuar se kë e konsideron fituesin legjitim.
“Por mendova se zgjedhjet ishin një turp shumë i madh për popullin e Brazilit”, u shpreh Trump të enjten para gazetarëve, duke shtuar se i kishte ndjekur zhvillimet pa mbajtur anë.
I pyetur se kë e konsideronte fituesin legjitim, kreu i Shtëpisë së Bardhë shmangu një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke deklaruar se nuk dëshironte të komentonte për këtë çështje në atë moment.
Trump pretendoi gjithashtu se kishte pasur një “mospërputhje” gjatë zgjedhjeve, duke iu referuar edhe performancës së tregut si pjesë të argumenteve të tij për atë që e përshkroi si një situatë të turpshme për Brazilin.
Deklaratat e presidentit amerikan vijnë pas humbjes së kandidatit konservator Flavio Bolsonaro ndaj presidentit Luiz Inácio Lula da Silva në balotazhin e së dielës. Bolsonaro ka pretenduar se ka pasur mashtrim zgjedhor, por pa paraqitur prova për pretendimet e tij.
Pas humbjes, Bolsonaro mbërriti në Shtetet e Bashkuara, ku është zotuar të udhëheqë opozitën nga Florida. Largimi i tij nga Brazili ndodhi pavarësisht një urdhri të Gjykatës së Lartë për dorëzimin e pasaportave, në kuadër të një hetimi për pastrim parash dhe mashtrim financiar.
Ndërkohë, Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi se Bolsonaro dhe familjarët e tij të afërt kishin marrë viza për të hyrë në SHBA.
Si iku Bolsonaro nga Brazili: Plani i mashtrimit me 4 makina, avioni privat për në Argjentinë dhe ndihma e Shtëpisë së Bardhë
Drama e të zhdukurve në aksidentin e trenave: Ana po shkonte në dasmën e vajzës, Juan dhe David te familjet e tyre
Nga debati verbal në sherr fizik, përplasje mes deputetëve në Parlamentin e Armenisë (VIDEO)
- 16:45 Rama publikon pamjet nga punimet për “Rrugën e Gjashtë” në Sarandë: Synohet lehtësimi i trafikut dhe lëvizjes së banorëve
- 16:31 Avokati i familjes së Liridona Ademajt: Vrasja ishte planifikuar një vit më parë, kërkojmë burgim të përjetshëm për të tre
- 16:27 Kurti para delegacionit parlamentar të NATO-s: Anëtarësimi i Kosovës, prioritet strategjik
- 16:14 Rasti i Arlinda Zekajt, pezullohen 11 zyrtarë të Policisë së Kosovës
- 15:44 Si iku Bolsonaro nga Brazili: Plani i mashtrimit me 4 makina, avioni privat për në Argjentinë dhe ndihma e Shtëpisë së Bardhë
- 15:36 Drama e të zhdukurve në aksidentin e trenave: Ana po shkonte në dasmën e vajzës, Juan dhe David te familjet e tyre